LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shkarkimit/ Ish-ministrat marrin detyra të reja

21 Janar 2019, 16:09, Aktualitet CNA
Pas shkarkimit/ Ish-ministrat marrin detyra të reja

Ish-ministrat e shkarkuar nga kryeministri Edi Rama kanë marrë poste të reja.

Ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi do të jetë nënkryetare e Komisionit të Integrimit në vend të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçit

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati  do jetë në krye të delegacionit të OSBE.

Bashkëkryesimi i reformës zgjedhore do t?i besohet Blerina Gjylameti.

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është vendosur në krye të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj do jetë Kryetar i Komisionit të Ekonomisë në vend të deputetit Erion Braçe, i cili tashmë mban postin e zv.kryeministrit.

Ish-ministri Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri do të jetë pjesë e komisionit të ligjeve.

Ndërsa dy ish-ministret e tjera, ajo e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, do jenë pjesë e komisionit për edukimin dhe informimin publik./CNA.al

Lajmet e fundit nga