LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk justifikoi pasurinë/ Altin Binaj përplaset me Komisionin e Vettingut

21 Janar 2019, 15:03, Aktualitet CNA
Nuk justifikoi pasurinë/ Altin Binaj përplaset me Komisionin e

Altin Binaj, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës ka dalë ditën e sotme në seancën dëgjimore në Komisonin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas KPK, ai u gjet me mungesë të ardhurash për vitet 2008,2011 dhe 2013.

Gjatë seancës Binaj i ka kundërshtuar gjetjet e KPK dhe ka kërkuar të konfirmohej. Ndërkohë si probleme për të u cilësuan edhe pagesa 15 mijë euro për zyrën e avokatisë së bashkëshortes, gjithashtu dhe një pagesë pre 600 mijë lekësh për arredimin e një shtëpie në Orikum.

Shqyrtuesja e çështjes Binaj, Xhensila Pinë së bashku me anëtaren Pamela Qirko dhe kryetaren Genta Tafa nuk u ndalën në detaje por vetëm përmendën faktin se drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës ishte gjetur në pamjaftueshmëri financiare për vitet 2008,2011 dhe 2013.

Ndërkohë Binaj gjatë fjalës së tijë para KPK-së i mohoi gjetjet e parregullsisë për tre vitet e mësipërme. Ai u shpreh se ajo që rezultonte si pamjaftueshmëri e tij ishte për shkak të raporteve të pasakta nga Drejtoria e Tatimeve.

Binaj nga ana e tij mbajti një fjalë të gjatë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë të cilës pretendoi se gjetjet për të tre vitet nuk qëndronin. Prokurori tha se të paktën për një vit ajo që rezultonte si pamjaftueshmëri e tij, vinte si pasojë e raporteve kontradiktore dhe të pasakta nga Drejtoria e Tatimeve.

Prokurori Binaj e ka nisur karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ?90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013. Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Binaj akuzoi Drejtorinë e  Tatimeve për raportet kontradiktore të nxjerra për të. Ndërkohë ai u shpreh se 15 mijë eurot të investuara për zyrën e avokatisë së bashkëshortes ishin nga kursimet e punës së tij dhe të bashkëshortes si avokate duke e vërtetuar këtë me prova dhe vendime gjyqësore për të cilat e shoqja kishte punuar si avokate, gjithashtu ai kërkoi të merreshin parasysh deklarimet e tij edhe të bashkëshortes.

Ndërsa për arredimin e shtëpisë prokurori u shprehs e kishte një keqkuptim nga ana e Komisionit , pasi sipas tij ai nuk kishte deklaruar se i ka shpenzuar në një vit shumën prej 600 mijë lekësh por për disa vite me radhë sipas nevojave të shtëpisë.

Në mbyllje të seancës Binaj kërkoi të konfirmohet në detyrë./CNA.al

Me shtëpi pushimi në Orikum dhe makinë mijëra euro / Zbardhet pasuria e Altin Binajt

Lajmet e fundit nga