Connect with Us

Mediu sulmon Ramën/ Qeveria është vetëm një fasadë

Aktualitet

Mediu sulmon Ramën/ Qeveria është vetëm një fasadë

Publikuar

-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, nga foltorja e kuvendit e ka cilësuar sit ë turpshme seancën plenare që u zhvillua katër ditë më parë për dekretimin e ministrave të rinj.

Ai është shprehur se qeveria e Ramës është vetëm një fasadë.

“Përpara katër ditësh kuvendi zhvilloi seancën më të turpshme në historinë e tij, Kushtetuta nuk ka më vlerë mazhoranca duartroket dhe deputetët e Ramës thjesht marrin urdhëra për të ulur e ngritur kartonët. Nga ky pushtet ka dhe do të ketë vetëm probleme, më shumë varfëri, më pak ekonomi, më pak biznese, Çfarë shteti po ndërtojmë, një rëgjim oligarkik.Qeveria Rama është vetëm një fasadë”,-u shpreh ndër të tjera Mediu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka marrë pjesë në listat e PD-së?/ Berisha sqaron si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministi Sali Berisha ka folur rreth zgjedhjeve të 25 Prillit. Berisha u shpreh se Partia Demokratike sipas sondazheve ka pësuar një rritje ndërsa Partia Socialiste një rëniel duke cilësuar se kryeministri Edi Rama po ecën me “karrocën e dylit”.

“Çfarë tregojnë sonazhet. Ato tregojnë se Pd-ja ka pasur një rritje nga 2017. Po të marrim për bazë sondazhin Partia Demokratike është rritur 15 pikë nga 2015 , kurse Partia Socialiste dhe Edi Rama jo që sjanë ngritur po kanë bërë pikë më poshtë. Dhe kjo tregon se po ndizen motoret e fushtaës. Është e vërtetë për Pd-në kurse ai po ecën me karrocën e dylit, kjo do jetë një fitorë shumë e thellë”, u shpreh Berisha .

LEXO EDHE:  Rama i thotë të presë Robert Ndrenikës dhe pastaj ikën/ Ironizon aktori: Kryeministri na do

LEXO EDHE:  Rindërtimi/ Gazment Bardhi nxjerrr bllof Ramën: Koha e mashtrimeve të tij ka mbaruar

Përsa i përket listave të dorëzuara nga Partia Demokratike Berisha thotë se nuk ka pasur gisht në mënyrë absolute.

Siç kam deklaruar në mënyrë të përsëritur nuk kam pasur as në listën e 2017 as 2021 asnjë lidhje me listat. Dhe kjo është parimore, sepse kryetari i Pd-së ka detyrë të zgjedhë kandidatët e tij, nuk kam marrë pjesë në mëyrë absolute në asnjë listë në Partinë Demokratike.

Unë mendoj se vetë kryetari i Pd-së ka reflektuar dhe organizuar një proçedurë për listat të pa precedent. Listat të cilat u përzgjodhën në një komision të caktuar u dërguan në të gjithë shqipërinë ku dhe lista u finalizua”, shtoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama ka frikë të përballet”/ Basha: Çfarë bëre këto 8 vite

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në këto 8 vite kreu i qeverisë nuk ka realizuar asnjë premtim.

Më tej, ai shtoi se Rama ka frikë të përballet me kundërshtarin sepse bilancet e tij janë zero.

“Çfarë bërë këto 8 vite, cilat premtime realizove këto 8 vite, është bilanci 0. Është pothuajse asgjë, ky bilanc e ka shtyrë Edi Ramën që të ofendojë.

Ftohet në debat cilësor, për të cilin e kam ftuar dhe ikën. Ka frikë përballjen me kundërshtarin. ne e kemi detyrim përballë qytetarëve, ka qeverisur 8 vite me radhë dhe ka 0 bilanc dhe unë që synoj që qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Nuk ka me çfarë të përballet, zgjidh fushën dhe premtimin që ka bërë këto 8 vite”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Aleanca Kuq e Zi proteston kundër qeverisë “Rama”

LEXO EDHE:  Shqipëria ishull krimi?/ PD sulmon ashpër Ramën

 

LEXO TE PLOTE