LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukulla Ken njerëzore përshëndet shqiptarët: “Së shpejti jam në Tiranë!”

21 Janar 2019, 10:53, Lifestyle CNA
Kukulla Ken njerëzore përshëndet shqiptarët: “Së

Ai njihet në të gjithë botën si ?Kukulla Ken? pasi me anë të më shumë se 60 operacioneve plastike, ka tentuar të duket gjithnjë e më shumë si i dashuri i kukullës Barbie, të quajtur Ken.

Dhe tashmë duket se shqiptarët do të kenë mundësinë ta shohin nga afër brazilianin Rodrigo Alves, pasi vetë ai ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Tiranës.

Në një video të postuar nga blogeri Olti Curri në Instagram, shihet Alves teksa thotë: ?Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen.

Siç e dini, po marr veten nga operacioni im i fundit, që ishte goxha i dhimbshëm, por po e kaloj. Ju uroj gjithë të mirat dhe së shpejti, do të jem në Shqipëri, në Tiranë!?

Por se ç?e mirë do ta sjellë Rodrigon në Shqipëri, askush nuk e di ende?

Pak kohë më parë, ai u bë pjesë e reality show-t ?Grande Fratello VIP? në Itali, nga ku u largua vullnetarisht vetëm ditën e dytë.

Lajmet e fundit nga