LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eugent Bushpepa në zi! Humb njeriun e dashur në aksident

21 Janar 2019, 11:53, Lifestyle CNA
Eugent Bushpepa në zi! Humb njeriun e dashur në aksident

Këngëtari i njohur shqiptar, Eugent Bushpepa, ka humbur të atin pas një aksidenti të rëndë në kryeqytet.

Lajmin e ka dhënë Gjergj Marku në profilin e  tij në Facebook, ku shpreh ngushëllimet për familjen Bushpepa.

Babai i këngëtarit nga Mirdita qëndronte prej kohësh në koma pas aksidentit, por nuk ka mundur dot të rikuperohet.

Edhe pse prej vitesh familja e Bushpepës jetonte në Tiranë, ceremonia mortore do të mbahet në vendlindje, Rrëshen.

Ja statusi i plotë i Gjergj Markut:

?SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret për ndarjen nga jeta të babait të tij!?

(Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.

Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë.

Ceremonia mortore në Rrëshen.

Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!?

Lajmet e fundit nga