LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama padi Ilir Metës

21 Janar 2019, 17:52, Aktualitet CNA
Edi Rama padi Ilir Metës

Pas mbarimit të seancës parlamentare, kryeministri Edi Rama delaruar se do të padisë presidentin Ilir Meta.

Rama tha se, sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese, do e padisë Metën për çështjen e ministrit të Jashtëm.

Më tej kreu i qeverisë tregon arsyen pse vendosi të vetëpropozohet për postin e ministrit të Jashtëm.

?Kjo ishte një zgjedhje e detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar minisëtrin e Jashtëm.

Kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të saj për të trajtuar shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës u detyrova të marrë këtë vendim që të mos cënohej projekti i qeverisë së re dhe për të mos vendosur përkohësisht një ministër tjetër të Jashtëm.

Ndërkohë, sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do jem në përgatitje të padisë ndaj Presidentit.?-deklaroi kryeministri Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga