LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi i Bashës “pushton” mediat ndërkombëtare

21 Janar 2019, 18:56, Aktualitet CNA
Dënimi i Bashës “pushton” mediat ndërkombëtare

Prestigjozja amerikane  ?The Washington Post? ka bërë një shkrim për dënimin për shpifje nga Gjykata e Tiranës për kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Në shkrimin e kësaj mediaje raportohet shuma që Basha duhet të paguajë dhe akuza, për të cilën deputeti i PS-, Taulant Balla hapi çështjen gjyqësore.

?Udhëheqësi demokrat Lulzim Basha u gjobit 50,000 lekë (455 dollarë) me një vendim të gjykatës së rrethit të Tiranës ditën e hënë.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kishte hapur një rast pasi Basha e akuzoi atë në parlament për lidhje me 3.4 milion euro (cash) që thuhet se i përkiste trafikantëve të drogës që u gjetën në dy makina të importuara nga Gjermania.?-thuhet aty.

Kjo media ka paraqitur edhe qëndrimin e avokatit të kryedemokratit.

?The Washington Post? raporton fjalën e avokatit Gazmend Badhi, i cili tha se vendimi do të apelohet.

?Avokati i Bashës tha se do të apelojë vendimin.

Katër persona të lidhur me shumë e kapur janë ende nën hetim.?-vijohet më tej.

Në fund të këtij shkrimi thueht se lufta kundër korrupsionit  dhe krimit të organizuar mbetet përparësi kryesore në Shqipëri.

?Lufta kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësi kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian më vonë këtë vit.?-mbyll shkrimin media amerikane./CNA.al

Lajmet e fundit nga