Connect with Us

Babë e bir të armatosur/ Qytetari iu bën “gjëmen”

Aktualitet

Babë e bir të armatosur/ Qytetari iu bën “gjëmen”

Publikuar

-

Dy persona, përkatësisht babë dhe bir, kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës, pasi janë kapur me armë zjarri.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pas një telefonate nga një qytetar, i cili denoncoi në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.SH. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

LEXO EDHE:  Protesta në Fier/ Banorët kundërshtojnë marrjen e tokës nga shteti, policia rrethon zonën

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kadilli: Edi Rama i fiton zgjedhjet me Bashën, pa blerje vote

Publikuar

-

Nga

Kadilli: Edi Rama i fiton zgjedhjet me Bashën, pa blerje vote

Ish kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli tha se pavarësisht se kryeministri Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet, Lulzim Basha i ka humbur ato.

Në një intervistë për Syri Tv, Kadilli deklaroi se Basha e ka lënë territorin hapur se se populli opozitar nuk është për të protestaur për Astirin.

Demokratët që votuan Bashën janë përgjegjës për rezultatin që do të vi më pas. Janë dy çështje. Rezultati është një çështje. Basha ka humbur, nuk ja ka vjedhur fitoren Rama. Ka pasur blerje vote. Po, ka pasur. Edi Rama i fiton zgjedhjet edhe pa blerje.

Basha ka humbur, Rama ka fituar. Ka blerë vota sa të duash, por ka fituar. Rama ka bërë çdo lloj gjëje për të fituar, por gabimet e Bashës ka qenë më të mëdha, E la territorin bosh. Populli opozitar nuk është për të protestuar për Astirin”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Publikuar

-

Nga

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t'i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara miratoi të enjten një projekt-ligj që do të shfuqizonte autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake në Irak që ka qenë në fuqi që nga viti 2002.

Mbështetësit e kësaj mase thonë se shfuqizimi është i nevojshëm për të kufizuar kompetencat presidenciale për luftë.

Votimi 268-161 në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi një ditë pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer njoftoi mbështetjen e tij për këtë legjislacion, duke thënë se do të parandalonte veprimet e “aventurizmit ushtarak”, si autorizimi i Presidentit Donald Trump për një sulm ajror në vitin 2020 në një aeroport të Bagdadit.

Komandanti iranian Qasem Soleimani u vra gjatë këtij sulmi.

“Lufta në Irak ka mbaruar prej gati një dekade”, tha Senatori Schumer. “Autorizimi i miratuar në vitin 2002 nuk është më i nevojshëm në vitin 2021”.

Zoti Schumer tha se ai ka planifikuar një votim të Senatit mbi masën e shfuqizimit më vonë këtë vit, ndërsa në Senat Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë tha se do ta shqyrtonte atë në një takim javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë u shpreh në një deklaratë të hënën se mbështeste legjislacionin dhe theksoi se operacionet aktuale ushtarake nuk mbështeten në autorizimin e vitit 2002.

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit/ Policia publikon masat

LEXO EDHE:  Dibër/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim

Ligjvënësi republikan Michael McCaul sinjalizoi se ai do ta kundërshtonte projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve. Republikanët kryesorë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve ranë dakord se reforma “është e nevojshme”, por shtuan se një përpjekje serioze do të përfshinte bisedime me udhëheqësit e sigurisë kombëtare dhe një strategji të re për të trajtuar luftën në zhvillim ndaj terrorizmit.

Kushtetuta amerikane i jep Kongresit autoritetin për të deklaruar luftë. Kjo fuqi është zhvendosur megjithatë drejt presidentit, pasi Kongresi ka miratuar të ashtuquajturat autorizime për “luftë të përhershme” (Autorizimi për Përdorimin e Forcës Ushtarake), të cilat nuk kanë skaduar.

Shembujt përfshijnë luftën në Irak të vitit 2002 dhe luftën kundër al-Kaidës dhe mbështetësve të saj pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001.

Disa ligjvënës thonë se edhe rezoluta e vitit 2001 për të luftuar terrorizmin që u miratua pas sulmeve të 11 shtatorit, gjithashtu duhet të rishikohet./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim”/ Bushati: SHBA nuk po angazhohet seriozisht

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për lëvizjet e fundit të SHBA-ve që lidhen me Shqipërinë.

Bushati tha se ende nuk ka një angazhim të fortë për të bërë demokraci perfekte në Shqipëri.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se angazhim serioz SHBA do të kishte nëse bën qoftë edhe një deklaratë për paratë e drogës, të cilat pretendon se po pastrohen me ndërtimet në Tiranë.

“Nuk kam asnjë element që të them që kemi një angazhim të fortë për të bërë demokraci perfekte në Shqipëri. Ka një entuziazëm në Shqipëri që vjen sepse nuk kemi ndëshkuar dot hajdutët tanë dhe presim që këtë do të na e bëjë Amerika. Por do na e bëjë Amerika aq sa na dënoi Donald Lu peshqit e mëdhenj dhe sa kohë ka kaluar deri atëherë, peshqit janë trashur dhe nuk janë kapur.

LEXO EDHE:  Dibër/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  Kryemadhi ndez turmën/ Rebelohen protestuesit

Një duartrokitje për mua dakord shpallja non grata e Berishës, por qoftë edhe një deklaratë për miliona paratë e drogës që pastrohen me ndërtimet në Tiranë”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE