LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revolta popullore/ Ngjela zbardh skenarin

20 Janar 2019, 11:36, Aktualitet CNA
Revolta popullore/ Ngjela zbardh skenarin

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur disa pyetje ndaj kërkesës së liderve të Partisë Demokratike për revoltë popullore.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thotë përsëri e njëjta këngë, ku shton se kjo kërkesë bëhet për të fshehur vjedhjet.

?Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore.

Përse?

Kundër kryeministrit aktual.

Për çfarë? Për asnjë propozim.

Po pse duhet realisht revolta?

Për të sjellë destabilizim.

Po destabilizimin e Shqipërisë përse e duan?

Ashtu sikurse edhe përpara një viti: për të shpëtuar gjënë e vjedhur.?-thotë ai.

Sipas avokatit, liderët e PD-së dhe kryeministri Edi Rama janë duke e kërkuar destabilizimin, pasi sipas tij synojnë të fshehin vjedhjet që kanë pas krahëve.

?A mund të shpjegohet më qartë kjo?

Shumë e thjeshtë: të shkatërrohet Shqipëria nga një luftë e brendshme anarkike, që këta të korruptuar që tani janë kapur dhe do të jenë pas një muaji subjekte të Prokurorisë së Posaçme, të largohen lirshëm nga Shqipëria me gjënë e vjedhur në korrupsion.

Po Rama?

Edhe ky këtë po kërkon dhe kuptohet se ka shpresë te këta. Bashkë janë, dhe këtë e kanë përpjekjen e fundit.?-vijon ai.

Ngjela shton se ky projekt kuptohet fare lehtë që është ideuar nga kreu i qeverisë dhe ih-kryeministri Sali Berisha.

Ai thekson se kërkesa për revoltë pa paqaritur asnjë propozim e shpjegon këtë gjë.

?Ku dallohet ky projekt destabilizues i përbashkët Rama – Berisha?

Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim.

Po si e mendojnë revoltën?

Kanë shpresë që në destabilizimin e Shqipërisë do marrë pjesë edhe policia e shtetit.

Po a mund të ndodhë kjo?

Si ëndërra e gomarit më duket, por gjithsesi Berisha e kompani e shpresojnë, se Rama ka rikthyer në polici drejtorët e Berishës të pushuar në këta dy vjetët e fundit.?-shkruan Spartak Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga