LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet ish-ministri i Ramës/ Një skizofren na ka marrë peng

20 Janar 2019, 13:21, Aktualitet CNA
Nuk përmbahet ish-ministri i Ramës/ Një skizofren na ka

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili thotë se e vetmja mënyrë shpëtimi për Shqipërinë është largimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shqipëria pa Ramën është zgjidhja për t?u kthyer në qetësi.

?Shqipëria pa Edi Ramën ose kthimi nga skizofrenia në qetësi!!!

Shqipëria po vuan një skizofreni ekonomike, sociale dhe morale, që lidhet me antistandardin skizoid Edi Rama.

Varfëria ekstreme, që largon qindra mijëra shqiptarë po shitet si normalitet nga skizofrenia e Edi Ramës.

Deprimimi i rëndë shoqëror dhe humbja e shpresës, po trajtohen me vulgaritet të pashembullt qeveritar përmes batutash ordinere dhe një gjuhe rrugësh e bordellosh që vetëm një skizofren si Edi Rama mund ta përdorë.?-shprehet ai.

Më tej, deputeti i LSI-së shkruan se e gjithë qeveria është përfshirë nga skizofrenia dhe sipas tij shqiptarët janë duke parë klithmat e një të sëmuri.

?Qeverisja e tërë është përfshirë nga stuhira skizofrenike, që po çojnë drejt qorrsokakut shkatërrimtar ekonominë e Shqipërisë.

Shqiptarët po shohin e vuajnë klithmat, ulërimat, gjestet e veprimet e një njeriu shumë të sëmurë në krye të qeverisë.

Shqipëria ka nevojë klithëse për qetësi dhe vetëm e vetëm për qetësi.?-vijon Vasili.

Ai shton se vendi ynë duhej të kërkonte shumë, por së pari më emergjente sipas Vasilit është çlirimi nga kjo qeveri dhe nga Edi Rama

?Shqipëria mund dhe duhej të kërkonte shumë më shumë, por për fat të keq i duhet të kërkojë sot minimumin pra normalitetin dhe të shërojë plagët e shumta, që një i sëmurë rëndë si Edi Rama i ka shkaktuar.

Shqipëria duhet të çlirohet nga antishteti, nga antistandardet, nga antiqetësia, nga antinormaliteti që i ka imponuar një i sëmurë shumë rëndë.

Shqipëria nuk mund të jetojë në mënyrë skizofrenike sepse Edi Rama është i tillë.?-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga