Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Ramushi, taksa dhe të tjerët!

Opinione

Nga Arian Galdini/ Ramushi, taksa dhe të tjerët!

Publikuar

-

Të shohësh qartë e veprosh drejtë kur askush nuk kupton më asgjë, kërkon mençuri të pamatë por edhe kurajo pakufij.

Aktet e liderëve që bëjnë histori, ndyshojnë thelbësisht nga ato të politikanëve që vjedhin histori.

Politikani që vjedh histori, bëhet pjesë dhe aktor lojërash dhe skenarësh.

Lideri që bën histori, bëhet mbrojtës i vendosur parimesh dhe vlerash.

Politikani që vjedh histori, zbaton veç skenarë e paguhet apo paguan për përmbushjen e tyre.

Lideri që bën histori, ecën përpara mes të papriturave dhe mer vendime të forta atëhera kur mjegulla është më e dendur e humnera krejt pranë.

Politikani që vjedh histori nuk ka miq, por veç skenaristë, regjizorë, producentë dhe kastën e aktorëve të përzgjedhur që të luajnë pjesën së bashku.

Lideri që bën histori ka miq dhe partnerë besnikë.

Të thëna të gjitha këto, po them pse Ramush Haradinaj është Lideri që po bën histori në Kosovë.

Sepse Ramush Haradinaj ka marë një vendim strategjikisht të mençur ndonëse me rrezikshmëri e kundërshti të lartë kur ka vendosur taksën 100% për produktet nga Serbia.

Që e gjithë bota do ti dilte kundër, kjo dihej.

Ama askush nuk mund të thotë se taksa nuk e ndryshoi thelbësisht frekuencën e qëndrimeve ndërkombëtare dhe këtu brenda nesh, mbi kuptimin dhe arsyet e Dialogut Kosovë – Serbi.

Pikërisht, në një kohë kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e riktheu Dialogun në vitin zero dhe sikurse e thotë krejt saktë ish – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, në pothuajse akt suksedimi të Serbisë ndaj Kosovës, ndërhyrja e Kryeministrit Haradinaj me vendosjen e taksës, e ngriu skenarin e “shkëmbimit të kufijve”.

Arritja e parë ishte ndalja faktike e vetë Dialogut.

Presidenti Vuçiç mori vendim që Dialogu të mos vijojë  më me Presidentin Thaçi, derisa të hiqet taksa.

Sigurisht, i gjithë Komuniteti Ndërkombëtar u befasua dhe shqetësua nga efekti ngrirës ndaj Dialogut që pati taksa.

Kështu që të gjithë duke patur prioritet Dialogun, vendosën të godasin dhe trysnojnë Kryeministrin Haradinaj.

Të gjithë. BE dhe SHBA, partnerët tanë kryesorë, nuk ia kanë kursyer e as do tia ndalin gjëmimet e kritikave e goditjeve Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjithçka duhet të bëjë Ramushi është të vijojë të qëndrojë e rezistojë fort në qëndrimin e tij për taksën, derisa mjegulla të shpërndahet e qartësia të vijë, e ndërkombëtarët të rikuptojnë çka dikush ua ka humbur nga pamja se Dialogu nuk po bëhet për Suksedim por për njohje reciproke dhe bashkëpunim ekonomik, kulturor, politik, institucional, ndërshtetëror për një paqe të qëndrueshme dhe integrim europian.

Ka gjithmonë momente kaosi, kur karriera politikanësh e nevoja e tyre për suksese momentale, nxit mjegull të madhe e mund të shkaktojë edhe dëme të mëdha e të pariparueshme.

Psh, nëse znj. Mogherini dhe z. Hahn duan që deri në fund të mandatit të tyre të kenë një sukses të dukshëm, pra një marrëveshje historike Kosovë – Serbi, kjo nuk mund të bëhet ushqim për mendje e axhenda meskine politikanësh vendas, që janë të gatshëm të japin çdo dhuratë me kusht që këta të mbeten në pushtet.

E njëjta gjë vlen edhe për z. John Bolton atje në DC.

LEXO EDHE:  Transparenca e taksave

Nëse ky zotëri, lobon fort nga Shtëpia e Bardhë deri tek Ambasada e SHBA në Kosovë që të ketë një marrëveshje sipas agjendës Mogherini, kjo nuk do të thotë se ne duhet tia dhurojmë atij këtë kënaqësi.

Ky zotëria është proserb i njohur e i deklaruar dhe mbi të gjitha është kalimtar në atë detyrë të lartë që ka pranë Presidentit të SHBA.

Por Kosova nuk është kalimtare.

Asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës, nuk është kalimtare.

Kosova e ka fituar Lirinë në 1999 dhe Pavarësinë në 2008, faleminderit SHBA, NATO dhe BE.

Nuk ka asnjë arsye që Kosova të kërkojë suksedim nga Serbia në 2019, për hatër të Mogherinit, Hahn dhe John Bolton.

Le ti respektojmë këta njerëz të nderuar për detyrat e larta që kanë, por edhe tu tregojmë se Kosova nuk vlen sa dekoratat që ata synojnë.

Qëndrimet zyrtare të BE dhe SHBA, asnjëherë nuk kanë qenë pro shkëmbimit të territoreve.

Mogherini, Hahn dhe John Bolton, si zyrtarë të BE dhe SHBA kanë folur për një parapalqim të tyre ndaj kësaj teze.

Kancelarja Merkel ka qenë vendosmërisht e prerë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Edhe Sekretari i Shtetit Pompeo dhe Ambasadori i SHBA në Kosovë z.Kosnet, kanë deklaruar disa herë se SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në raport me Kosovën, e se SHBA mbështet një marrëveshje Kosovë – Serbi, por jo çdo lloj marrëveshjeje.

Mjegulla e madhe që ka shkaktuar qëndrimi i Mogherinit, Hahn dhe John Boltonit do të fashitet shumë shpejt.

Shkëmbim kufijsh nuk do të ketë.

Trysnia ndaj Ramushit, kundër taksës 100% për produktet serbe, do të vijë e bëhet më e ashpër derisa të fashitet e gjitha pas pak javësh.

Ramushi duhet të rezistojë derisa të gjithë ta kuptojnë se taksa nuk është kundër Dialogut e as kundër Marrëveshjes, por është kundër suksedimit.

Do ta kuptojnë.

BE dhe SHBA do të flasin qartë pro një marrëveshjeje historike Kosovë – Serbi për njohje reciproke dhe bashkëpunim, por jo të lejojnë ca politikanë batakçinj që të vjedhin historinë duke shkëmbyer territore.

Ramushi dhe të gjithë ne jemi pro dialogut dhe pro një marrëveshjeje historike Kosovë – Serbi.

Taksa vetëm po ndihmon që të shuhet mjegulla e krijuar e të rikuptohet thelbi dhe motivi i vërtetë i dialogut dhe marrëveshjes.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Politika e lartë shqiptare dhe epidemia e koronavirusit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

ngjela analize

Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë e interesuar për pështjellimin që mund të sillte epidemia virusale në shoqërinë shqiptare.

Politika e lartë shqiptare është e korruptuar, në të dyja krahët e saj. Dhe, ky korrupsion, që nga viti 1998, ka qenë një korrupsion i pastër kryeministror.

Ka gjithmonë një pyetje që ngrihet për krimin shtetëror: nëse ekziston ky krim, pse nuk ndëshkohet penalisht? Përgjigjia e kësaj pyetje del nga ky gjykim i vërtetë: Sepse, mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror flet që korrupsioni shtetëror është i strukturuar në sistem. Kurse, te ky korrupsion, vjen më pas dhe strehohet, tok në një çadër me të, edhe krimi i organizuar. Kjo është arsyeja që na vjen nga praktika korruptive e qeverive të korruptuara, në rrafshin historik të shtetit modern. Dhe, kur korrupsioni shtetëror krijon sistemin e vet, kjo do të thotë se brenda tij përfishihet edhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.

Bashkimi i krimit shtetëror me krimin e organizuar është në një bashkëpunim kriminal: dhe kjo është edhe gjendja e sotme e kriminalitetit korruptiv në Shqipëri. Ky është një bashkëpunim që e kërkojnë të dyja palët: krimi shtetëror ka forcën e privilegjeve në funksion të parasë, kurse krimi i organizuar është klientela ekonomike që luan në treg me forcën e qeverisë. Me këtë skemë, krimi i organizuar pushton tregun për të paguar korrupsionin qeveritar dhe për të siguruar fitimet e veta jashtë konkurencës. Bashkë me ta radhitet në kohë edhe krimi në pushtetin gjyqësor, i cili, “nën këtë disiplinë”, nuk lejon ndëshkimin e politikës së lartë dhe krimit të organizuar, gjithmonë për të nxjerrë fitimet e veta.
Kjo ka qenë dhe mbetet akoma skema e korrupsionit qeveritar shqiptar; por ndërkohë ky korrupsion, në të dyja krahët e politikës, po ndihet i tulatur nga reforma antikorrupsion që drejtohet nga ndërkombëtarët. Pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët po prisnin me padurim fillimin e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, doli në skenë epidemia me koronavirusin.

I.

Çdo epidemi qe kërcënon me vdekje masive, kuptohet që sjell me vete një pështjellim frike shoqërore, kudo ku ndodh, dhe, në çfarëdolloj kohe historike, sepse lidhet gjithmonë me frikën ndaj vdekjes. Dhe sigurisht që kjo është edhe gjendja shoqërore sot në Shqipëri, sepse tani dihet që koronavirusi është prezent këtu dhe ka prekur rreth 38 persona, duke shkaktuar dy vdekje, deri tani.

Pse e dëshironte përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i tërë korrupsioni kryeministror shqiptar?

Përgjigjia është një e vetme, dhe është kjo: korrupsioni i lartë shtetëror është nën akuzë penale, dhe, me degradimin e Shqipërisë nga një frikë e përgjithshme shoqërore që kërcënon hapur me vdekjen, ai mendon se do të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Por, kot e kanë të korruptuarit e mëdhenj: nuk shpëtojnë dot dhe as ikin dot nga Shqipëria. Kuptohet se janë të bastarduar edhe nga mendja. Në fakt, kështu kanë qenë edhe në drejtimin e shtetit të gjithë kryeministrat që sollën korrupsionin shqiptar në periudhën 1998 – 2020. Kurse, mënyra si kanë vjedhur, është një banditizëm i një sistemi të ulët mendor; gati-gati, fëminor.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Do të ulim taksat, do t’i japim Shqipërisë taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Edhe njëherë për lavdinë e dhjetorit dhe rënien e dhjetoristëve!

Asgjë nuk bënë dot për shtetin dhe për shoqërinë, me përjashtim të krijimit të klaneve mashtrues dhe abuzues me paratë e shqiptarëve. Sollën në karierën politike njerëzit e fshatit të vet, të fisit të vet apo të zonës së tyre. Vodhën prona dhe grabitën arkën e shtetit si pashallarët dhe vezirët e Perandorisë Osmane. Por, befas, ranë në humbëtirën e njeriut të akuzuar. Sot, të gjithë këta janë nën akuzë penale, e cila drejtohet nga politika e lartë perëndimore: por, pikërisht nga ky shkak, po shpresojnë te vdekja masive e shqiptarëve nga koronavirusi.
Prej cilit fakt e nxjerr arsyeja këtë kërkesë makabër të tyre? E thjeshtë: e patë si bënin si qenër të tërbuar pse nuk po vinte virusi në Shqipëri, para sesa të shfaqej rasti i parë?

II.

Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.

Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?

Pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: Pse erdhi virusi vdekjeprurës nga shqiptarët e Italisë, nuk mund të karantinoheshin ata me një urdhëresë qeveritare? Ose, nuk mund të njoftoheshin paraprakisht botërisht ata me vendim qeveritar se “çdokush që vjen nga Italia apo nga një vend i prekur duhet të kalojë në karantinë?”

Fakti që kjo nuk ndodhi kështu, ne nuk mund të heqim nga rrjedha e mendimit logjik që kryeministri Rama e ka lënë me kast këtë “neglizhencë”, sepse edhe ai pjesë e korrupsionit kryeministror shqiptar është, kjo dihet, dhe sigurisht që do të kalojë nën akuzë. Domethënë, edhe ky ka pritur përshtjellimin e një paniku shoqëror në Shqipëri, por kryeministri aktual dihet se nuk është në nivelin patologjik të frikës nga ndëshkimi, sikurse dallon që është Berisha.

Por, shenjat janë që, korrupsionit kryeministror, nuk po i del falli për vdekje masive të shqiptarëve. Dhe, a e dini pse: sepse është dielli i Adriatikut që i ka mbrojtur në mijëra vjet shqiptarët, dhe ai po i mbron edhe sot e do t’i mbrojë gjithmonë. Natyra e ka ruajtur “me fanatizëm” mbijetesën e shqiptarëve, dhe ajo kështu do të vijojë ta mbrojë deri në amshim.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Edicioni i lajmeve të TCH si seksion propagande i qeverisë/ Qorton njerëzit, jo autoritetet

Publikuar

-

Nga

top story plagjiaturat

Nga Vehap Kola

Nëse ndiqni edicionin e lajmeve në Top-Channel kuptoni se ky televizion funksionon thjesht si seksion propagande për qeverinë.Fillon me një raportim nga spitali infektiv në QSUT mbi numrin total të rasteve të prekura nga COVID19, vazhdon me një videotransmetim të bisedës online të ministres së Shëndetësisë me stafin e spitalit infektiv, ndërfutet një videomesazh i ri nga Rama ku paralajmërohet ashpërsim i masave, dhe pjesa tjetër e edicionit i kushtohet plotësisht raportimit me tone kritike të shkallës së respektimit të shtetrrethimit.

Shumë qytetarë e kanë shkelur urdhërin për të mos dalë nga shtëpitë dhe përdorur makinat.

Toni qortues i Ramës dhe vetë gazetarëve raportues të bëjnë të ndjehesh në faj. Përse jemi kaq të pabindur ndaj vendimit të urtë të urtakut në krye të qeverisë?

Ai – na thotë e gjithë përmbajtja e edicionit të lajmeve të Top-Channel – e ka bërë pjesën e tij: na ka dhënë urdhër të mbyllemi në shtëpi, ka përcaktuar gjobat dhe penalitetet për shkelësit e urdhërit fuqiplotë dhe ka nxjerrë policinë e ushtrinë në rrugë për të imponuar zbatimin e tij.

Ne, ç’dreqin kemi që shkelim urdhërin për shtetrrethimin e mëshirshëm të kryeministrit?

Prapë Tirana, Durrësi dhe Kavaja e kanë respektuar në tërësi vullnetin e udhëheqësit.

Po Lushnja dhe Fieri janë derdhur kafeneve dhe është detyruar edhe zv.Kryeminstri vetë që të shkojë të nxjerrë njerëzit nga kafenetë.

A e kuptoni se jeni duke u bërë dëm familjeve tuaja – dëgjohet t’u thotë Braçe qytetarëve të papërgjegjshëm dhe kërcënon me gjobat e majme 5 mijë euroshe (pse në euro, kur monedha jonë kombëtare është leku) kurbetçinjtë që nuk janë vetëkarantinuar.

Nëse epidemia shtrihet me shpejtësi, nuk është më faji i qeverisë por i këtij mileti turkoshak që nuk heq dorë nga kafet dhe llafet, thashethemet dhe fjalët e kota, edhe kur kërcënohet në mënyrë makabre jeta e tyre dhe familjarëve të tyre.

Nuk është fare çudi që televizioni i rreshtuar në formacion propagandimi nuk vë në dyshim asnjë informacion propagandistik të shpërndarë nga qeveria.

LEXO EDHE:  Transparenca e taksave

LEXO EDHE:  Haradinaj vijon betejën me drejtësinë/Sot para gjykatës franceze

A janë duke përdorur mjekët maskat e skaduara?

A është duke blerë qeveria pajisje të mjaftueshme për aspirimin artificial dhe për oksigjenimin e gjakut të prekurve në gjendje kritike për jetën?

A janë shtuar kapacitetet pritëse për karantinimin e të sëmurëve në nevojë për hospitalizim?

A po bëhen testime të vërteta për mjekët në spitale të ndryshme të vendit ku kanë qëndruar me ditë të tëra të infektuar të pavetëdijshëm për sëmundjen?

Pyetje që nuk ngrihen në edicionin e lajmeve të një prej dy televizioneve kombëtare private janë edhe ato që kanë të bëjnë më mënyrën si po përgatitet qeveria t’u përgjigjet etapava më të avancuara të epidemisë në rrafshin ekonomik e social.

Çfarë do të ndodhë me bizneset e vogla dhe të mesme që kanë mbyllur qepenat dhe nuk sjellin në shtëpi lekët e bukës së përditshme? Si do të kompensohet kjo humbje e madhe ekonomike?

Përse disa shqiptarë duhet të paguajnë më shumë se disa të tjerë për të mirën e përgjithshme?

Jo!

Pyetje të tilla dhe një lumë pyetjesh që vënë në pikëpyetje mënyrën kineze puniste sipas të cilës qeveria po dirigjon një proces që s’ka për qëllim menaxhimin e pandemisë, por fuqizimin e pushtetit të saj dhe testimin e skenarëve antidemokratikë, nuk shtrohen në Top-Channel.

Shqiptarët duhet të ndihen fajtorë për mosmbajtjen e higjienës personale, për moszbatimin e urdhërave absolutë për shtetrrethim dhe vetëkarantinim.

Ata nuk kanë të drejtë të ankohen ndaj abuzimit qeveritar apo të kritikojnë qasjen tiranike të saj në ditët më të vështira të vendit.

Kjo do të ishte tradhëti e lartë ndaj atdheut dhe thikë pas shpine për përpjekjet vetëmohuese të Ramës, Veliajt e Manastirliut për t’i shpëtuar ata nga vdekja e tmerrshme.

Jo më kot tradhëtimi i protokolleve të treshes shpëtimtare ndëshkohet më vdekje nga sëmundja ose me gjobë e burgim nga shteti.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Ku jeni, pse fshiheni o gangsterët shqiptarë?

Publikuar

-

Nga

1.-Po iki, i psherëtiu nata në vesh mëngjesit dhe u tret e gjitha. Dita ia bëri me sy diellit, mali u zgjua nga rrezet e para, pemët çliruan oksigjenin e freskët dhe gjithë qyteti thithi brenda mushkërive aromën e stinës. Për herë të parë pas kaq shumë dekadash në Tiranë dëgjohet kënga e zogjve. Nuk ka uturima dhe borie makinash, nuk zhurmon as mileti dhe qyteti nuk po i beson dot vetes së tij. Thagma e virusit ka strukur cilindo brenda shtëpisë ndërsa rrugët, sheshet, lagjet po rigjenerohen nga mungesa e frymorëve.

2.E keni vënë re? Shqipëria ka 5 ditë pa vjedhje e plagosje, pa aksidente e pa vrasje, pa krisma kallashi e pa gjak që skuq rrugët. Nuk dëgjon më as xhirime gomash, as makina që nuk i binden të kuqes së semaforit. Rrugët janë pastruar nga fuoristradat e qerosëve zëtrashë, qerosët janë strukur si skuthë, hajdutët kanë kyçur veten brenda kasafortave të panikut, vrasësit kanë mbuluar kokën nga thagma e horrorit, armët po ndryshken nga mospërdorimi. Oh sa i pastër e sa i qetë duket qyteti, natyra ka marrë frenat në dorë ndërsa pranvera, stina e sapoardhur shoqëron e mbron për në punët e tyre infermieren, policin, shitësen e marketit, gruan që gatuan bukët, doktorin, gazetarin. Qyteti nuk është më në dorën e politikës dhe të krimit, qyteti iu është rikthyer atyre që e meritojnë, atyte që po luftojnë me të keqen.

3.Ndëkohë që virusi dhe doktori nxitojnë kush të mbërijë më parë te mushkëritë e pacientit, krimineli rri strukur në shtëpinë e tij fshehur pas gruas, motrës, plakës dhe nuk guxon të kapërcejë as pragun të blejë bukën e përditshme. Krimineli, hajduti, gangsteri e ndjen dhe e di tashmë shumë mirë se lajmet gënjejnë. Lajmet si gjithmonë nuk tregojnë të vërtetën. Në gjithë këtë pandemi mynxyrë më të rrezikuarit nuk janë pensionistët, më të rrezikuarit janë kriminelët edhe nga Coronacirusi edhe nga mëkati.

4. Ku jeni, pas nuk shfaqeni përsëri o trimat e Shqipërisë?
Pse fshiheni o tribuja ballkanase, o raca e pastër arjane pse nuk vini më vërdallë nëpër Bllok?
Ku jeni strukur o bablokë që trafikoni femra dhe drogë, ju që dhunoni më të dobëtin, ju që kërcënoni policin, doktorin, profesorin?

Ju që në vitin e mbrapshtë 1997 mbuluat fytyrën me maska dhe grabitët e vratë pa limit, nëse keni bythë vendosini përsëri maskat dhe dilni luftoni virusin.
Eh mor arnautasit bythëpambuk koha juaj mbaroi, trimëria juaj nuk ka më vlerë. Trima nuk jeni ju që ua merrni jetën njerëzve duke i vrarë natën e më pas fshiheni, trima janë ato gra e ata burra që po shpëtojnë jetë dhe mbeten përsëri modestë. Ata mjekë e infermierë janë heronj të vërtetë, ata që nuk xhirojnë gomat e makinave rrugëve, nuk trashin zërin kërcënueshëm, nuk mbajnë pistoleta në brez. Ata janë të fortët e këtij vendi, ata që ecin rrugëve pa frikë e kokëulur jo nga trimëria por nga modestia!

LEXO TE PLOTE