Connect with Us

Merr flakë resorti turistik/ Ndërrojnë jetë dy persona plagosen disa të tjerë

Aktualitet

Merr flakë resorti turistik/ Ndërrojnë jetë dy persona plagosen disa të tjerë

Publikuar

-

zjarrr ne nje resort turistik

Një zjarr i madh ka rënë në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.

Ngarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një ndërtesë trekatëshe.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa mësohet se 70 zjarrëfikës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin.

LEXO EDHE:  Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi

Ndër të tjera, raportohet se zjarri është përhapur në tre godina ndërsa janë evakuar 60 persona, përfshirë edhe turistët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Digjet një banesë në mes të Korçës/ Tre zjarrfikëse në luftë me flakët

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët vila 3-katëshe në Fier

Një shtëpi private në Korçë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.

Mësohet se banesa dy-katëshe ndodhet në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se flakët kanë mbuluar banesën, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Dyshohet se banesa ka shpërthyer në flakë për shkak të pakujdesisë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

LEXO EDHE:  Smartfonët do të vdesin dhe pastaj vjen diçka shumë më e çmendur

LEXO EDHE:  17 vjeçari i plagosur në Durrës futet në operacion/ Policia jep detaje nga ngjarja

Sakaq, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Publikuar

-

Nga

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aferën e incineratorëve që ka grabitur miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sejamini tha se akuza e ngritura për incineratorët nuk kanë atë impaktin që duhet në publik. Ai tha se shqiptarët nuk tërhiqen shumë nga çështjet ekonomike, por kënaqen duke parë fabula si ajo e çështjes së kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë javë kaloi buxheti i shtetit që kishte shumë probleme. Bëra 1-2 emisione por është e pamundur të marrësh interesin e shikuesit. Shqiptarët kënaqen duke parë këto fabula. Njerëzit presin çdo moment se çfarë do ndodhi, është bërë si ndeshjet e futbollit por nuk ka lidhje me interesin tonë. Këto të gjitha nuk do lënë gjurmë të madhe tek zgjedhjet, njerëzit prapë do shkojnë të votojnë si militant. Këtu është shumë e thjeshtë të hedhësh në treg fabulla të tilla, një gjë është e vërtetë që ti e hedh për të tërhequr vëmendjen dhe e tërheq vëmendjen”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti deklaroi se opozita duhet ta trajtonte më fort kauzën e incineratorëve dhe nuk duhet ta linte që të zbehej kaq shpejt.

LEXO EDHE:  Publikohet fatura/ Kur Basha si ministër, shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin superluksoz në Zvicër

LEXO EDHE:  Tym dhe flakë në mes të rrugës/ Mjeti shpërthen në lëvizje

Mund të luhej pak më bukur, ka shumë elementë të fshehtësisë. Është bërë një kompani. Në Elbasan ka filluar, në Elbasan është e veçantë. Një person anonim merr një kompani të sapokrijuar dhe vë në lëvizje gjithë qeverinë. Kush i ka blerë? Kush i ka bërë?”, theksoi Sejamini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Covid-19 është përhapur masivisht edhe në shkolla, duke bërë që disa prej tyre të mbyllen.

Mësohet se sot është vendosur të mbyllet edhe shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ në Sarandë.

Raportohet se mbyllja e shkollës ka ardhur pas rasteve të shumta me COVID-19.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se deri tani në këtë shkollë janë infektuar 5 mësues, një sanitare dhe një roje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE