Connect with Us

“Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Aktualitet

“Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Publikuar

-

el chapo dashnore grua

Që gruaja dhe dashnorja të përballen në gjykatë, duket si një skenë filmash apo telenovelash, por në rastin e lordit të drogës El Chapo kjo ka ndodhur me të vërtetë.

Gruaja dhe dashnorja e tij janë përballur me njëra-tjetrën gjatë seancës gjyqësore, që zhvillohet kundër El Chapos në Brulkin në Amerikë.

E dashura e tij, 29 vjeçare Lucero Guadalupe Sánchez Lópezish ish-ligjvënëse në shtetin e Sinaloas, ku edhe operonte El Chapo tha se kishte një marrëdhënie miks mes biznesit dhe kënaqësisë.

Më tej ajo ka thënë:

LEXO EDHE:  E frikshme! Gruaja ndërron jetë pasi përdori pajisjen popullore për çlirimin e hundëve gjatë gripit

Edhe tani jam e turbullt, pasi mendoja që kishim një lidhje romantike.”
Kujtojmë këtu se 29-vjeçarja ka qenë një ndër personat, ku trafikanti kishte më shumë besim.

Ndërsa të gjithë fjalët e 29-vjeçares në sallën e gjyqit i ka dëgjuar edhe bashkëshortja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

BB: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Publikuar

-

Nga

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri.

Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore mbi varfërinë relative ( popullsia që jeton me më pak se 5,5 dollarë amerikan ë ditë), Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër në 2020-n.

Në vlerësimin konservativ të Bankës Botërore, më shumë janë prekur shtresat që përfshihen në klasat 2-4 (për efekt të matjes së varfërisë, popullsia ndahet në 5 klasa me nga 20% secila, ku klasa 1 i përket 20 përqindëshit me më pak të ardhura dhe klasa 5 atij me më shumë).

“Në vitin 2020, niveli i varfërisë në Shqipëri parashikohet të jetë rritur me 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj). Metoda jonë më konservatore për vlerësimin e varfërisë parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 të shpërndarjes së të ardhurave, krahasuar me parashikimin standard bazuar në PBB, duke rezultuar në një rritje të vlerësuar të varfërisë prej 4 pikë përqindje, ekuivalente me 112,000 të varfër të rinj”, thuhet në raportin e Bankës.

Raporti thekson se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor; rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (në PPP 2011-prodhimi i brendshëm bruto për frymë bazuar në standardin e fuqisë blerëse).

Në të gjithë rajonin (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë Hercegovina) vlerësohet të jenë shtuar midis 165 dhe 336 mijë të varfër në vitin 2020. Në variantin konservativ, gati një e treta e të varfërve të shtuar në rajon i përket Shqipërisë- Shënim i Monitor.

Në vitin 2020 Serbia kishte rritjen më të vogël të vlerësuar të varfërisë (0,1 pp); rritja e vlerësuar e varfërisë për Kosovën ishte 3.9 pp dhe për Malin e Zi 5.5 pp. Një vlerësim më konservator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut parashikon një rritje e varfërisë me rreth 4 pp në të dyja vendet.

Kosovës, vlerësohet se i janë shtuar 70-90 mijë të varfër të rinj. Shkalla e varfërisë së Kosovës ra nga 24.4 për qind në 2017 në një vlerësim prej 21.4 për qind në 2019. Gjatë pandemisë vlerësohet se varfëria është rritur me 4-5 pikë përqindje.

Në Mal të Zi, pandemia fshiu 6 vite të reduktimit të varfërisë. Analiza e simulimit sugjeron që varfëria u rrit nga rreth 14.5 për qind në 2019 në rreth 20 për qind në 2020.

Maqedonisë së Veriut iu shtuan 25-92 mijë të varfër. Shkalla e varfërisë u ul nga rreth 35.8 për qind në 2009 në 17.9 për qind në 2018, por nga pandemia vlerësohet se ky tregues u rrit sërish me 4 pikë përqindje.

Serbia është shteti i vetëm i rajonit, që ka arritur të mbajë tregues të qëndrueshëm të varfërisë, pas një recesioni të butë që kaloi vendi, me një rënie prej vetëm 1%. Si rezultat, vlerësohet se varfëria qëndroi në rreth 17.4 për qind në vitin 2020, afër nivelit të saj të vitit 2019 dhe do të rifillojë rënien e saj në 2021.

LEXO EDHE:  “Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

LEXO EDHE:  Alfred Cako plas “bombën”/ Tre parashikimet e forta për vitin 2021

Për Bosnjë Hercegovinën, vlerësimi i fundit për varfërinë është ai i vitit 2015, ku varfëria vlerësohet në nivelin e 16%. Pandemia ka ndikuar negativisht tregun e punës dhe varfërinë, ndërsa pritet rimëkëmbje në 2021.

Varfëria u ul pak në Shqipëri në 2014-2019, pavarësisht rritjes ekonomike

Raporti thekson se në Shqipëri, midis 2014 dhe 2019 varfëria ra me vetëm 1 pikë përqindje, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3 për qind. Tronditja e dyfishtë, e tërmetit dhe pandemisë i fshiu totalisht rezultatet e arritura më parë.

Punësimi total ra me 1.8 për qind në 2020, ndërkohë pjesëmarrja e forcës së punës ra, veçanërisht mes të rinjve. Papunësia u rrit në mënyrë të qëndrueshme që nga tremujori i dytë 2020, veçanërisht për grup moshën 30–64 vjeç. Në fund të vitit 2019, varfëria monetare dhe privimi material u rrit në shtatë bashkitë më të prekura nga tërmeti.

Metoda më konservatore e Bankës Botërore parashikon një rritje të nivelit të varfërisë për Shqipërinë me 4 pikë për qind përgjatë vitit 2020, duke arritur në 44%. Ky vlerësimin parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 te të ardhurave ekuivalente tek 112,000 të varfër të rinj.

Përmirësimet e mirëqenies në Ballkanin Perëndimor u ndërprenë në vitin 2020, ndërsa kriza COVID-19 i shtyu ekonomitë në recesion. Ulja e varfërisë në rajon u ndal, dhe varfëria u rrit me rreth 2.3 pp, ose 336,000 të rinj të varfër në rajon.

Ndikimet e vlerësuara të COVID-19 në varfëri ndryshojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke reflektuar ndryshimin e konsiderueshëm të ndikimit të krizës në ekonomi.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit varfëria u rrit për shkak të rënies së madhe të të ardhurave të familjeve urbane afër vijës së varfërisë që punojnë veçanërisht në ndërtim, shërbime dhe prodhim.

Banka Botërore përdori dy metoda për të vlerësuar varfërinë e mundshme, ndikimin e pandemisë COVID-19 në 2020 dhe rimëkëmbjen e mundshme në 2021: (1) parashikimet bazuar në rritjen sektoriale të PBB-së dhe (2) mikrosimulimin e hollësishëm të goditjeve dhe përgjigjet e politikave./Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Heqja e maskave për të vaksinuarit/ Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lehtësuan të enjten udhëzimet për mbajtjen e maskave për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke i lejuar ata të ndalojnë të mbajnë maska jashtë dhe në pjesën më të madhe të ambienteve të brendshme.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën,” tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska.

Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë,” tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. “Bëni vaksinën – ose mbani maskë derisa ta keni bërë.”

Udhëzimi vazhdon të kërkojë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë, spitale, burgje dhe qendrat e të pastrehëve, por kjo do të ndihmojë në hapjen e rrugës për rihapjen e vendeve të punës, shkollave dhe vendeve të tjera – madje edhe shmangien e nevojës për distancim fizik për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Të gjithë e kishim pritur këtë moment – kur mund t’i kthehemi një farë ndjesie normaliteti,” tha Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së, në një konferencë më herët në Shtëpinë e Bardhë.

CDC dhe administrata e zotit Biden janë përballur me presion për të lehtësuar kufizimet për njerëzit e vaksinuar plotësisht, pjesërisht për ta vënë theksin tek përfitimet e marrjes së goditjes. Fushata agresive e vaksinimit në vend ka dhënë rezultat: Rastet e virusit në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga shtatori, vdekjet janë në pikën më të ulët që nga prilli i kaluar dhe shkalla e pozitivitetit është në pikën më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Zonja Walensky tha se ndryshimi i shumëpritur bëhet falë miliona njerëzve që janë vaksinuar dhe bazohet në studimet e fundit shkencore më të fundit se sa mirë po funksionojnë ato.

“Kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme – të mëdha ose të vogla – pa veshur maskë dhe pa u distancuar fizikisht,” tha Dr. Walensky. “Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që nuk po i bënit për shkak të pandemisë.”

Udhëzimi i ri ka të ngjarë të krijojë konfuzion, pasi nuk ka asnjë mënyrë të pagabueshme për bizneset ose të tjerë që të bëjnë dallimin mes atyre që janë vaksinuar plotësisht dhe atyre që nuk janë vaksinuar.

“Miliona Amerikanë po bëjnë veprimin e duhur dhe po vaksinohen, por punonjësit e domosdoshëm janë ende të detyruar të luajnë rolin e policit të maskës për blerësit që nuk janë të vaksinuar dhe refuzojnë të ndjekin masat lokale të sigurisë për COVID,” tha Marc Perrone, presidenti i Sindikatës për Punonjësit e Industrisë së Ushqimit. “A mos duhet që ata tani të bëhen police vaksinimi?”

Dr. Walensky dhe Presidenti Biden thanë se njerëzit që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska brenda.

“Kemi ardhur deri këtu – ju lutemi mbrojeni veten deri në vijën e finishit,” tha zoti Biden, duke theksuar se shumica e amerikanëve nën 65 vjeç nuk janë ende të vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  “Kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin”/ Salianji tregon “prapaskenat” për zgjedhjet e parakohshme

LEXO EDHE:  Ushqimet që ndikojnë në jetën seksuale/ Si të përmirësoni marrëdhënien tuaj

Ai tha se qeveria nuk do të kontrollojë udhëzimet për maskat për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht.

“Ne nuk do të shkojmë të arrestojmë njerëzit,” shtoi zoti Biden, i cili tha se ai beson se populli amerikan do vetë të kujdeset për fqinjët e tij. “Nëse nuk jeni vaksinuar, mbani maskën për mbrojtjen tuaj dhe mbrojtjen e njerëzve të tjerë që nuk janë vaksinuar akoma.”

Paqartësia mbi faktin se kush është dhe kush nuk është vaksinuar bëri që Lawrence Gostin, një ekspert i së drejtës së shëndetit publik në Universitetin Georgetown, t’i quajë udhëzimet e CDC-së “konfuze dhe kontradiktore”.

“Publiku nuk do të ndihet komod në një hapësirë të mbushur me njerëz nëse nuk është i sigurt nëse personi pa maskë që qëndron pranë tyre është apo jo i vaksinuar,” tha ai.

Njoftimi erdhi ndërsa shumë shtete dhe komunitete tashmë kanë hequr mandatet e maskave mes rënies së numrit të infkesioneve dhe ndërsa më shumë amerikanë nuk po i përdorin maskat pas vaksinimit.

Deri tani më shumë se 154 milion Amerikanë, gati 47% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe gati 119 milionë janë vaksinuar plotësisht. Ritmi i vaksinimeve është ngadalësuar në javët e fundit, por me autorizimin të mërkurën të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në ditët në vazhdim pritet një fluks i ri vaksinimesh.

“Le të jemi të duruar, me njëri-tjetrin,” tha zoti Biden, duke pranuar se disa amerikanë mund të hezitojnë të heqin maskat pas më shumë se një viti që jetojnë në një pandemi që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 584,000 njerëzve në SHBA dhe më shumë se 3.3 milion njerëzve në të gjithë botën.

Njoftimi i CDC se amerikanët mund të fillojnë të heqin një nga simbolet më të dukshme të pandemisë, është në kontrast të thellë me vendet e tjera, ndërsa pjesa më e madhe të botës ende po lufton për të frenuar virusin midis pabarazive globale në vaksinime.

Dr. Walensky tha se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se vaksinat janë po aq mbrojtëse në botën reale sa ç’kishin treguar studimet e mëparshme dhe se deri tani ato vazhdojnë të funksionojnë edhe pse po përhapen disa versione shqetësuese të mutacionit të virusit.

Ka disa përjashtime. Dr. Walensky inkurajoi ata që kanë sistem të dobët imunitar, të tilla si nga transplantet e organeve ose trajtimi i kancerit, të flasin me mjekët e tyre para se të heqin maskat.

Udhëzimi i ri pati një efekt të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka marrë një qasje të kujdesshme për të lehtësuar kufizimet e virusit. Personeli u informua se maskat nuk do të kërkohen më për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar./VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si do të vijojnë temperaturat për ditën e sotme?

Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.

Sipas Meteoalb,  mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita./CNA.al

LEXO TE PLOTE