LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Skandal/ Pedagogu fyen studenten me gjuhë rrugaçërore

19 Janar 2019, 08:19, Aktualitet CNA
Video-Skandal/ Pedagogu fyen studenten me gjuhë rrugaçërore

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të reagojë fort në mbështetje të kauzës së studentëve protestues.

Mëngjesin e sotëm, Berisha ka bërë publike një video, ku sipas ish-kryeministrit një ndër pedagogët e Universitetit të Arteve, shan studentën greviste, duke ju drejtuar me fjalët  ?Nuk të vjen turp që flet si rrugaçe?.

Berisha bën thirrje që të ndalet presioni ndaj studentëve, ndërsa thekson se ata po mbrojne lirinë e tyre dhe autonominë e universitetit.

?Ndal presionit ndaj studenteve!

Pedagogu i Universitetit të Arteve shan si ordiner studenten greviste: ?Nuk të vjen turp që flet si rrugaçe?.
Zoti pedagog nuk te nderon kjo gjuhe. Studentet po mbrojne te drejtat e tyre kushtetuese, po mbrojne lirine e tyre dhe tende akademike, autonomine e universitetit te garantuara me kushtetute nga nje skizoid qe po i eleminon ato. Sb?-shkruan Berisha në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga