Connect with Us

Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

Aktualitet

Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

Publikuar

-

vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me të gjitha institucionet e shtetit, qoftë ato të pushtetit qendror apo atij lokal, por gjuhëtarët thonë se sfidë më vete do të paraqesë zbatimi praktik i të njëjtit.

Përderisa nga Qeveria nuk japin të dhëna të sakta se sa do të kushtojë që të gjitha institucionet ta zbatojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ekspertët e këtë lëmi thonë se shteti duhet të dalë me një analizë të mirëfilltë rreth kostos së jetësimit të ligjit në të gjitha institucionet e shtetit dhe këto mjete t’i drejtojë në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve me kuadër profesional.

Arlind Farzi, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës thotë se miratimi i Ligjit për gjuhët, është një hap i rëndësishëm për ecjen e shtetit drejt vlerave të përbashkëta evropiane.

Ai shton se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, i vë të gjitha institucionet e shtetit përballë një sfide të madhe.

“Ajo çka duhet shteti të bëjë, është të krijojë grupe pune me ekspertë, profesorë universitare – njohës të problemeve të lartpërmendura, të konsultohen me emrat më eminentë të fushës së gabimeve drejtshkrimore nga Shqipëria e Kosova, të konsultohen katedrat e gjuhëve në Universitetin e Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, institutet e gjuhës dhe fushës së përkthimit, të krijojnë mekanizëm mbrojtës juridik dhe të sanksionojë përdorimet e gabuara gjatë shkrimit, të nivelizojë llojet e dënimeve, të punësojë studentë më të mirë të diplomuar në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, të punësojë përkthyes më të mirë dhe njohës të problematikave të përkthimit”.

“Në fund të krijohet drejtoria për mbrojtjen e gjuhëve dhe inspektorati, i cili do ndjekë pas gjithë këtë ndërmarrje paraprake, përgatitore, pikërisht këto shmangie gjuhësore”, thotë Farizi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se me shumë rëndësi është që gjatë përzgjedhjes së kuadrit që do të drejtojë dy institucionet që do të jenë përgjegjëse për zbatimin e dygjuhësisë, të konsultohen edhe universitetet dhe jo për to të vendosin strukturat partiake.

Ndryshe, qytetarët shqiptarë punonjësve të administratës do të mund t’u drejtohen në gjuhën shqipe dhe shërbimet mund t’i presin po në gjuhën shqipe.

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë theksuar se nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, brenda 6 muajve të gjitha institucionet e shtetit duhet të mundësojnë zbatimin praktik të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, por pa precizuar se sa mjete do të jenë të nevojshme për këtë gjë.

Ekzekutivi përkujton se në buxhetin e vitit të kaluar për zbatimin e Ligjit të gjuhëve ishin ndarë 1.7 milion euro.

LEXO EDHE:  Greqia ndryshon mëndje/ Refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, thekson se çdo institucion që nuk angazhohet për zbatimin e Ligjit të gjuhëve, do të përballet me sanksione prej 4 deri në 5 mijë euro.

“Ligji vlen për të gjithë, në këtë rast vlen për të gjitha institucionet. Për ato institucione, të cilat nuk do ta praktikojnë përdorimin e gjuhëve në pajtueshmëri me ligjin që ka hyrë në fuqi, janë parashikuar edhe ndëshkime me nen të veçantë në ligjin në fjalë”, Hoxha.

Lidhur me këtë, Avzi Mustafa nga Unioni i Intelektualëve Shqiptarë thotë për Radion Evropa e Lirë se nevojitet vullnet politik që institucionet ta zbatojnë Ligjin, në të kundërtën sanksionet materiale do të bishtnohet dhe gjithmonë do të hidhet faji te mungesa e kapaciteteve që dygjuhësia të mos praktikohet.

“Paratë që janë caktuar si dënim për institucionet që nuk do ta zbatojnë zyrtarizimin e shqipes, nuk janë në atë masë që ta detyrojnë ndonjë institucion që ta zbatojë Ligjin e gjuhëve, njëherësh ka forma që ata ta anashkalojnë dënimin. Unë mbetem me shpresë që politika të krijojë klimë të tillë që institucionet jo vetëm këtë ligj, por çdo ligj të obligohen me përpikëri ta zbatojnë”, vlerëson Mustafa.

Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz dhe dokumentet personale.

Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase dhe gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e popullatës.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mbledhjet e Qeverisë gjuhë zyrtare përskaj maqedonishtes do të jetë edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Njëherësh, të gjitha vendimet e mbledhjeve të Qeverisë, stenogramet dhe aktet tjera do të duhet të publikohen në dy gjuhë./rel

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zbulohet data dhe ora kur do firmoset marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë

LEXO EDHE:  Greqia ndryshon mëndje/ Refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Polici tregon se si diskriminohen shqiptarët në njësinë speciale të Maqedonisë

LEXO EDHE:  Gjuha shqipe/ Ligji hyn në fuqi së bashku me marrëveshjen për emrin

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: