Connect with Us

Vajzat e këtyre shenjave triumfojnë kur janë beqare

Aktualitet

Vajzat e këtyre shenjave triumfojnë kur janë beqare

Publikuar

-

vajza sukses

Virgjëresha

Për vajzat e kësaj shenje parashikimet në dashuri mund të jenë fatale, sidomos nëse partneri nuk është aq i dhënë sa ato pas tyre. Ndaj kur janë beqare ato janë shumë më të suksesshme, pasi e përqendrojnë të gjithë energjinë dhe përkushtimin e tyre në punë, duke qenë se nuk kanë asgjë që mund t’i shpërqendrojë.

Bricjapi

Gratë e kësaj shenje i kryejnë më mirë detyrat e tyre kur janë beqare,kjo i ndihmon ato që të përqendrohen më mirë dhe të punojnë më mirë. Ndaj dhe ato kanë si motiv jete shprehjen “më mirë vetëm, se sa të keqshoqëruar.”

LEXO EDHE:  Foto/ Transformimet e frikshme të vajzave në klloun

Binjakët

Vajzat e kësaj shenjë preferojnë vetminë, pasi duan të qendrojnë vetëm me personat të cilët  i ofrojnë biseda të sinqerta dhe inteligjente, biseda këto që nuk mund të bëhën me të gjithë. Kështu që teksa presin princin e kaltër ato përqendrohen në arritjen e objektivave të tyre personale.

Dashi

Gratë beqare të Dashit kanë më shumë kohë për të ndjekur suksesin, për të fiksuar objektivat si dhe për t’i realizuar ato. Kështu që në ndryshim nga të tjerat ato nuk  qendrojnë duke qarë në shtëpi, por shijojnë çdo moment./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kur do të thirret Gazment Bardhi në Prokurori

Publikuar

-

Nga

Dje Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi  në bllok  kërkest ankimuese të PD dhe LSI për të marrë prova shtesë nga institucione të ndryshme, përmes së cilave, mund të konfirmonin pretendimet e tyre për masakër elektorale.

Nga 19 kërkesa të PD, KAS pranoi vetëm verifikimin e të dhënave për shenjat e gishtërinjve të votuesve nga Gjirokastra

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili ka sulmuar KAS –in.

KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve. Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit”, shprehej Bardhi në rrjete sociale.

Gazment Bardhi del tashmë dhe bën deklarata të tilla, duke harruar se si e përgjaku Elbasanin, një javë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pavarësisht, se nuk ishte ai drejtpërdrejt që derdhi plumba mbi Pjerin Xhuvanin, përgjegjësia nuk e amniston.

Ishte Gazment Bardhi që kishte punësuar grupe ish-policësh të armatosur. Ishte Gazment Bardhi që kundërligjshëm kishte formuar një polici të armatosur, duke i nxjerrë në rrugët e Elbasanit.

Dhe përfundimin e panë të gjithë. Gazment Bardhi la pas vetes terror dhe një viktimë.

Gazment Bardhi që sot kërkon llogari dhe pretendon se janë manipuluar votat, duhej të ishte vetë duke dhënë llogari.

Në një vend normal, ku drejtësia do të funksiononte Gazment Bardhi, duhej të ishte në pranga dhe të jepte llogari para drejtësisë.

LEXO EDHE:  Foto/ Dhjetë ndëshkimet më mizore për gratë tradhëtare

LEXO EDHE:  ‘Një jetë mbi ngjyra’/ Historia e piktorit nga Elbasani, Gazmend Xhaferi

Bardhi me të ashtuqujaturat “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, mbolli një viktimë dhe mbylli një tjetër familje nga  frika e hakmarrjes.

Arbër Papleka, autori i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanin është shprehur në Gjykatë, se është shumë i shqetësuar dhe se nuk di asgjë për fëmijët e tij.

 “Duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente”, ka thënë Papleka në seancën gjyqësore të 26 Prillit 2021.

Ndërkohë Gazment Bardhi, pasi mbaruan zgjedhjet, ka lënë Elbasanin ku mbolli vdekje dhe është kthyer në Tiranë, sikur mos  të kishte ndodhur asgjë.

Nxitësi i dyshuar për dhunë apo vrasje nuk mund të lihet i lirë dhe të mos japë llogari para drejtësisë.

Gazment Bardhi duhej të  jepte llogari se si formoi në kundërshtim me çdo ligj një grup të armatosur me ish-ushtarakë.

Ndryshe nga një forcë e rregullt policie private, struktura e Mbrojtjes së Votës e krijuar nga PD, s’ është gjë tjetër veçse  një organizëm i paligjshëm që ka punësuar ish-policë që lëviznin të armatosur, pa asnjë rregull dhe pa asnjë kod.

Në këto rrethana, Gazment Bardhi  nuk mund të dalë sot e të flasë për manipulim të procesit zgjedhor, kur mbi të rëndon një vrasje, edhe pse ai vetë nuk ka qenë personi që ka shkrepur armën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Festa e Fitër Bajramit/ Ambasada e SHBA urim për besimtarët myslimanë

Publikuar

-

Nga

Fillimi zyrtarisht i fushatës/ Reagimi i fortë i ambasadës amerikane

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit . Më tej theksohet se teksa e gjithë bota përballet e me sfidën e pandemisë së COVID, ka shpresë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.
Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në postimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu ja shtron me të ngrënë e me të pirë/ Falenderon udhërrëfyesit e tij në fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e PD në Gjirokastër ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në këtë qark.

Në disa foto të publikuara nga vetë ai, duket se Shehu ja ka shtruar me të ngrënë e me të pirë së bashku me të rinjtë. Ai ka shprehur falenderim ndaj të rinjvë për të cilët thotë se u bënë udhërrëfyes në fushatën elektorale.

“Mbreme ne Gjirokaster me FRPD e deges dhe te Qarkut. Nje falenderim i pakufishem per keta te rinj e te reja te talentar, plot vizion e energji, dashuri e perkushtim te thelle per zhvillimin e te nesermen, me nje shpirt europian e Perendimor, qe shpesh u bene per mua udherefyes ne ate fushate elektorale.
Realisht kam ngelur i mahnitur nga vlerat e tyre, qartesia e mendimit, guximi e trasparenca, qe manifestonin ne cdo veprim te tyre. Me te rinj te tille Shqiperia nuk do te humbe kurre!”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE