Connect with Us

Studimi/ Çokollata rrit jetëgjatësinë dhe mirëqenien

Aktualitet

Studimi/ Çokollata rrit jetëgjatësinë dhe mirëqenien

Publikuar

-

cokollate

Gati të gjithë njerëzit që njohim  e pëlqejnë shumë çokollatën.

Gjithsesi ka dhe nga ata që nuk e kanë qejf çokollatën, por me sa duket këta të fundit nuk janë  informuar mbi  të mirat  e çokollatës.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se çokollata na bën më të lumtur si dhe na rrit jetëgjatësinë. Gjithsesi, nuk këshillohet konsumimimi i çokollatës në sasi të tepruar pasi mund të sjellë probleme me nivelin e sheqerit në gjak si dhe me dhëmbët.

Çokollata është e pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbajtjen e qelizave të shëndetshme dhe shmangin shkatërrimin e tyre për shkak të oksidimit.

LEXO EDHE:  Dy gota verë përpara gjumit ju ndihmojnë të...

Polifenolët dhe zinku, dy përbërës të çokollatës krijojnë një përzierje e cila neutralizon efektet e oksigjenit mbi qeliza, kjo bën që të ngadalësohet oksidimi i tyre dhe eventualisht edhe shkatërrimi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD i ka shanset për të qenë fituese”/ Shehi: Diferenca me PS është vetëm 100 mijë vota

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur mbi rezultatin që mori opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shprehet se e djathta i ka të gjitha mundësitë që të jetë një parti fituese. Kreu i LZHK thekson se PD nuk mund të caktohet si ‘e djathtë’, pasi ajo është një parti popullore.

Më tej, Shehi u shpreh se diferenca mes dy partive kryesore PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare kanë qenë vetëm 100 mijë vota, ndërsa shtoi se ky rezultat mund të lëvizin sepse elektorati do të ndryshojë opinion.

“Ne mund të fitojmë por na duhet të ribashkohemi, të rindërtojmë mendësitë politike.

Këto janë pjesë e propagandës post zgjedhore që të dekurajojë të tjerët që të mos ketë më luftë. Të justifikojë ata që do të ndodhin se do të fitojnë tani dhuna. Ne kemi fituar luftë, historia e fitimtarëve kalon nëpërmjet nesh. Unë gjykoj se racionale aty ka për shembull viti 2009 PD del përpara. Në 1992 nuk është se nuk ndodh në Shqipëri për të fituar e djathta. E djathta, opozita i ka të gjitha shanset. Nëse e konsiderojnë të djathtën tradicionale, por e djathta është një forcë popullore. Po ta shikosh historinë e PD ka bërë aq shumë reforma sa në Europë do të ishte një socialdemokraci. Unë besoj që ka një reformë se kaq social demokrate. Këtu nuk ka të djathtë, PD është një forcë popullore. Nëse do të dijë të grumbullojë votat dhe të dijë të manovrojë brenda shtigjeve politike janë mundësinë që 100 mijë vota mund të lëvizin. Rama thotë një përrallë të kotë, ato nuk janë gurë që nuk lëvizin. Diferenca ka qenë maksimumi 100 mijë vota. “, u shpreh Dashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

Publikuar

-

Nga

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

 

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një deklaratë të forytë mbrë,mjen e sotme, teksa ka qenë duke folur lidhur me kërkesën e tij për dorëheqje të Lulzim Bashës.

Elezi tha se Basha ka dashur të largohet, por pretendon nuk e kanë lënë.

“Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet”, u shpreh ai në MCN Tv.

LEXO EDHE:  Keni probleme me gjumin?/ Shkenca zbulon 3 përbërësit natyralë që duhet të pini para gjumit

LEXO EDHE:  Pesë gjërat e përditshme me të cilat shkatërroni shëndetin

Teksa u pyet se kush ka e ka ndaluar kryetarin e PD-së të dorëhiqet, demokrati nuk preferoi të thotë një emër, por theksoi se nuk e lënë lidhjet.

“Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do t’i vdesë çdo nerv.”, theksoi Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku komenton situatën paszgjedhore.

Teksa kanë kaluar 11 ditët e para nëga zgjedhjet, ai shkruan se beteja kundër mendimit revizionist sapo ka filluar.

Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise, shton ai.

“Kane kaluar vetem 11 ditet e para nga opozita e gjate 4 vjeçare qe na pret. Nga njera ane vazhdojne hartimet dhe deklaratat e gjata per kauza ne leter!

Nga ana tjeter, Rama ferkon duart dhe koken e Taos, si per shans mqs ishte deputeti me i votuar! Ne studio dalin goxha burra dhe gra qe mbrojne me zell humbjen e humbesve!

Ne facebook beteja kunder mendimit revizionist sapo ka filluar! Si perfundim, populli nuk ka kohe te prese dhe gjen alternativen e ikjes çdo dite dhe sheh hallin e tij. Medet per kete popull çfare politike mediokre i ka rene per hise!

Rrofte Partia dhe liderat suprem!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE