LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzoi t’i jepte fjalëkalimin e telefonit, 25-vjeçarja djeg bashkëshortin me benzinë

19 Janar 2019, 09:26, Aktualitet CNA
Refuzoi t’i jepte fjalëkalimin e telefonit, 25-vjeçarja djeg

Një akt makabër ka ndodhur në Indonezi, ku një 25-vjeçare i ka vënë flakën bashkëshortit të saj.

Sipas ?Daily Mail? arsyeja se pse 25-vjeçarja Ilham Cahyani i hodhi një kovë me benzinë 26-vjeçarit Dedi Purnama është se ky i fundit refuzoi t?i jepte fjalëkalimin e telefonit.

Fillimisht pati një zënkë të fortë mes çiftit ndërsa thuhet se ai nuk donte t?i jepte fjalëkalimin e telefonit. Në momentin që e pa 25-vjeçaren të merrte benzinën, 26-vjeçari e ka goditur fort atë.

Raportohet se një nga dëshmitarët ka ndërhyrë për të shuar flakët, por fatkeqësisht Purnama ndërroi jetë në

Qendrën e Shëndetit të Keruak pas dy ditësh, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Shefi i Policisë Lindore të Lombokut, Yogi, tha se gjithçka nisi kur Purnama goditi gruan e tij.

Ilham Cahyani është arrestuar dhe aktualisht është në paraburgim në stacionin rajonal të policisë në Lindjen e Lombokut megjithëse është e paqartë nëse ajo është akuzuar.

Hetimi vazhdon.

Lajmet e fundit nga