LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për herë të parë në shumë vite, bora mbulon Tokën e Shenjtë

19 Janar 2019, 19:00, Aktualitet CNA
Për herë të parë në shumë vite, bora mbulon

Për herë të parë në shumë vite, dëbora ka mbuluar Jerusalemin pas një stuhie të rrallë që përfshiu të gjithë Tokën e Shenjtë të mërkurën mbrëma.

Qytetarët e Jerusalemit u mblodhën në rrugë për të shijuar fenomenin natyror që u ndodh ta shohin rrallë. Pas një pasditeje me një stuhi të rrallë të ftohtë, gjatë mbrëmjes nisi breshri dhe bora.

Videot e filmuara tregojnë flokët e borës që bien në vendet e lashta të Jerusalemit për herë të parë në vite.

Dëbora kishte nisur të binte me herët në veriun malor të Izraelit, në Galile dhe në lartësitë e Golanit, ku shiu dhe breshëri bllokuan disa makina dhe i kthyen rrugët në lumenj balte.

Lajmet e fundit nga