LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar/ Ja kur mbahen homazhet

19 Janar 2019, 08:00, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar/ Ja kur mbahen homazhet

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar, Kozma Lara.

Lara ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa lajmin e hidhur e ka dhënë akademiku Vaso Tole, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

?Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë! ?

P.s: Intervista e Tij e fundit dhënë pas aktivitetit që Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Arteve organizuan për të më 14 dhjetor 2018, në Akademinë e Shkencave.?-shkruan Vaso Tole në postimin e tij.

Kozma Lara lindi më 1932 në Durrës. Ai është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore ?Tonin Harapi?, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga