LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi, shpenzon 2 miliardë lekë për shkollimin e fëmijëve

19 Janar 2019, 09:32, Aktualitet CNA
Kryemadhi, shpenzon 2 miliardë lekë për shkollimin e

Monika Kryemadhi, çdo ditë e më shumë iu bën thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër Qeverisë.

Sigurisht që qytetarët kanë arsye të protestojnë, por thirrja e bërë nga Kryemadhi nuk ka asnjë vlerë.

Së fundmi Kryamdhi u shfaq në studio telvizive duke thënë se ndihej e kërcënuar, ndaj i kishtë dërguar fëmijët jashtë për të studiuar.

Por, ajo nuk tha se me çfarë parash dhe se ku i gjeti paratë për të dërguar fëmijët me studime, në Angli.

Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta sipas gazetës ?Tema?,  shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër.

Nëse llogarisim studimet e mesme dhe ato universitare,  kostoja e shpenzimeve shkon  mbi 1 milionë euro apo shumë.

Vetëm kostoja e studimeve universitare shkon afërsisht 50 mijë euro në vit.

Pra Kryemadhi do duhet të shpenzojë gati 2 miliardë lekë për shkollimin e fëmijëve.  Ndërkaq, Kryemadhi u bën thirrje studentëve që të marrin në dorë fatet e vendit dhe teksa nga njëra anë fëmijët i arsimon në Londër, nga ana tjetër flet për cilësinë e arsimit dhe nivelin e varfërisë në vend./CNA.al

Lajmet e fundit nga