LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista/ Artan Hoxha, tregon kushtin që i vuri Balili

19 Janar 2019, 09:40, Aktualitet CNA
Intervista/ Artan Hoxha, tregon kushtin që i vuri Balili

Gazetari i investigative Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ?Provokacia?, ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me rastin Balili.

Hoxha ka treguar se kur kishte nisur negociatat për të zhvilluar intervistën me Klement Balilin.

Ai, tha se ai kishte një vit e gjysmë që kishte nisur kontaktet me njerëz pranë Balilit, në mnëyrë që të realizonte intervistën.

?Së pari është besueshmëria. Më vunë një kusht sipas tyre unë isha njeriu kryesor që i sulmoja kërkuan kontakt dhe në këto kushte arritëm në kontakt dhe i them që të jap mundësinë që të sqarosh pozitën tënde.

Hoxha tha më tej, se në asnjë nga shtëpitë që janë bastisur gjatë kërkimeve për Balilin nuk janë gjetur armë.

?Ishte një shpërblim 100 milionë lekësh të vjetra. Balili nuk është vrasës, është një personazh krejt tjetër. Vetëm dy vetë e dinin që do dorëzohej në datën 15.

Suksesi për mua është fakti që njeriu më i kërkuar në Shqipëri sot ndodhet në dispozicion të drejtësisë.

Ai kishte vështirësi të artikulonte, por pyetjet unë ia bëja me informacionet që unë kisha ai është përpjekur që të çojë dhe mesazhe.

Unë e ndihmova që dorëzimi i tij do shitej si operacion. Presioni i Policisë dha një efekt që është bllokimi dhe sekuestrimi i pronave?, ka thënë ndër të tjera Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga