LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Gomari që u zgjodh mbret"/ Këshilltari i PD-së, tallet keqazi me Bashën

19 Janar 2019, 10:09, Aktualitet CNA
"Gomari që u zgjodh mbret"/ Këshilltari i PD-së, tallet

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku duket se do të zhvillohet një garë formale për lidershipin e ri të kësaj partie dhe ku emrat janë të paravendosur nga Lulzim Basha, ka sjellë jo pak reagime.

Mes personave të cilët kanë reaguar për këtë farsë të radhës të Lulzim Bashës, është edhe këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli.

Olli në një postim në rrjetet sociale, ironizon rëndë kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa heq edhe një paralele me fabulën ?Gomari që u bë mbret?.

?Dhe të gjithë të lumtur shkojnë nga fitorja në fitorje… Fabula i ka të gjitha kafshët e pyllit brenda nga dhelpra e deri te kafsha shtëpiake gomari që u zgjodh mbret…. Eh La Fontain sa herët i parashikove të gjitha! Dikush do të thotë se ishte Ezopi që na lashtësi!!! Pa diskutim ai ishte i pari, po në shoqëri që kanë memorie, në ato të tjerat, pa kujtese, gjithçka fshihet si në rërë…. E rëndësishme është të ndjehet mirë mbreti Gomar…..?-shkruan Olli në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga