LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut i tregon "muskujt" Ramës/ Do të tërheqim zvarrë

19 Janar 2019, 19:04, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut i tregon "muskujt" Ramës/ Do të

Në ditën e 77-të të protestës Banorët e Astirit nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre për dëmshpërblim me vlerën e tregut 100% dhe  anulimin e projektit të ?Unazës së Madhe?.

Edhe këtë mbrëmje banorët kanë patur mbështetjen e deputëtit demokrat Klevis Balliu.

Banorët dhe deputeti Balliu i kanë ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se do ta tërheqin zvarrë atë siç është bërë me Enver Hoxhën.

?A e patë sot me studentët dhe kur një vajzë  i doli kundër dhe e përzuri nga salla. Kush është ky kryeministër që përzë nga salla, ku e gjen të drejtën ti.

Ka ardhur ora për të tërhequr zvarrë në bulevard, siç tërhoqëm Enver Hoxhën.

Edi Rama, erdhi ora ik nga Shqipëria. Tani do të japim litarë të varësh veten. Ashtu do fshihesh edhe ti te bunkeri i Surrelit. Do vijë dita do të tërheqim zvarrë Edi Rama.

Ke 77 ditë që na ke shkatërruar jetën. Unaza e bashkuar ka për të fituar. Edi Rama kriminel. Na është bërë Shqipëria magazinë hashashi.

Hajde po ta mbajti hunjtë i kemi gati. Unë kisha vetëm diçka për t?i thënë kryeministrit, ne prapë do të tërheqim zvarrë, se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion. Poshtë projekti.

Sot do protestojmë siç kemi bërë që ky projekt të anulohet, që të mos vendosin më banditët, kriminelët, por qytetarët që kanë 28 vite që përballen me një armik siç është kjo klasë e Edi Ramës, e lidhur me diktakturën dhe krimin e organizuar siç është Rilindja.

Ka ardhur momenti ti shkojmë atje dhe ta nxjerrim këtë tradhëtar të vendit që do të shesë tokat vendit. Ka ardhur koha ta çojmë këtë njeri në burg. Nuk denjon t?i japë përgjigjë njerërve. Ka ardhur kupa, nuk cënohet njeriu te shpia, te fëmija. Ka ardhur momenti të mbrojmë të drejtat tona. Gjithë Shqipëria është me ne?-u shpreh Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga