LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati flet “pa doreza”/ Çfarë e pengon integrimin e Shqipërisë

19 Janar 2019, 13:49, Aktualitet CNA
Bushati flet “pa doreza”/ Çfarë e pengon integrimin e

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë është shprehur dyshues për hapjen e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Bushati ka thënë në fund të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, mund të kemi një fuqizim të eksponentin euro-skeptik apo kundërshtues ndaj projektit të zgjerimit të BE-së

?-Zoti Bushati, ju e përmendët më lart, se vitin 2019 është shumë i rëndësishëm për vendin tonë në aspektin e politikës së jashtme. Kjo edhe për shkak të pritshmërive ndaj një ngjarjeje kyçe, sic janë zgjedhjet e Parlamentit Europian. Si një person shumë më i informuar mbi zhvillimet në BE, a mendoni se do të ketë një rritje të euro-skepticizmit pas këtyre zgjedhjeve?

-Kur iu referova më lart muajit Qershor në raport me Shqipërinë, dhe pritshmërisë sonë për të filluar sa më parë bisedimet për anëtarësim në BE, analiza do të ishte e paplotë nëse nuk do të merrnim në konsideratë situatën e brendshme që po kalon BE-ja. Zgjedhjet për në Parlamentin Europian do të jenë vendimtare, sepse ndoshta për herë të parë mund të shohim jo thjesht një fuqizim të komponentit euro-skeptik, apo elementit kundërshtues ndaj projektit europian.

-Ironikisht, duke përdorur për këtë vetë institucionet e BE-së?

?.Pikërisht. Por mund të shohim edhe një Parlament Europian që mund të funksionojë pak a shumë si parlamentet kombëtare, me prodhimin e një mazhorance të qartë dhe një opozite. Nga rezultati zgjedhor varet edhe mënyra sesi do të konstituohen institucionet e BE-së, ndërveprimi institucional dhe formulimi i politikave.?-është shprehu ish-ministri i Jashtëm.

Më tej, në një intervistë për ADN, ai ka shtuar se edhe çështja Brexit mund të rrezikojë këtë hap të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Së dyti, është çështja Brexit, që me refuzimin e Dhomës së Komuneve në Britani ndaj projektit të kryeministres May, shton pasigurinë lidhur me periudhën tranzitore të daljes, për çka ishte rënë paraprakisht dakord me BE-në. Edhe kjo çështje ka impakt në zgjedhjet europiane, në politikat buxhetore të Bashkimit Europian, në poliktat ekonomike e tragtare, e rrjedhimisht edhe në qasjen e BE-së në raport me vendet e tjera.

Thënë kjo, mendoj që gjithë situata që po kalon BE-ja duhet të na bëjë më të përgjegjshëm, më këmbëngulës e më të vullnetshëm, për të realizuar angazhimet që kemi marrë përsipër.?-ka thënë Ditmir Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga