LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha pranon dështimin/ Kemi gabuar

19 Janar 2019, 10:39, Aktualitet CNA
Basha pranon dështimin/ Kemi gabuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Këshillit të ri Kombëtar të kësaj force politike, krahas akuzave në drejtim të qeverisjes socialiste, ka pranuar edhe dështimin e tij.

Basha pranoi publikisht se shkak për gjendjen në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është edhe sepse ai ka gabuar.

?Shqipëria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhmen.
Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin. Të gjitha këto kanë ardhur edhe si rezultat i gabimeve tona, por me ndryshimet që kemi garantuar duke ju adresuar më shumë vendimmarrje anëtareve, Partia Demokratike do të jetë shembull për politikën, do bashkojmë njerëzit. Ne jemi jemi partia që vlerësojmë lirinë.?-tha Basha.

Basha theksoi se roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. ?Nuk është aspak e ekzagjeruar të them se sot para nesh shtrohet një detyrë historike. Si rrallë ndonjëherë në këto tre dekada, një partie politike nuk i kërkohet thjesht të jetë një zgjidhje, një alternativë elektorale, nuk i kërkohet thjesht që të ndalë një të keqe. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e ardhmja?, u shpreh ai.

Kreu i PD deklaroi më tej se ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë.
?Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal. E vetmja mënyrë drejt kësaj Shqipërie është varrosja e politikës së korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar në çdo qelizë, është shkëputja e politikës si vegël e një grushti politikanësh dhe biznesmenësh grabitqarë të cilët bëhen bashkë për të shkelur ligjin, për të vjedhur shqiptarët dhe pronat e tyre?, tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga