LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babalja”/ Krimet e Rënda pezullojnë hetimet

19 Janar 2019, 15:52, Aktualitet CNA
“Babalja”/ Krimet e Rënda pezullojnë hetimet

Prokuroria për Krime të Rënda ka pezulluar dosjen e çështjes ?Babalja?.

Përfshirjen e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës në në rrjet të trafikut të trafikut të lëndëve narkotike u denoncuar vitin e kaluar.

Ky skandal u bë publik nga Partia Demokratike, me anë të një audio-përgjimi ku një person i identifikuar si ?bashkëpunëtori x?, fliste për një bashkëpunim me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Më tej, u zbulua se ky person ishte Albert Veliu, ish i dënuar për trafik drog. Akuza të cilat binin edhe për vëllain e ish-ministrit Xhafaj. Pas disa muajsh hetime nga ana e prokurorisë nuk është bërë e mundur grumbullimi i provave, mbi të cilat mund të ngarkohej me përgjegjësi penale vëllai i Fatmir Xhafës.

Ndaj, prokurori Përparim Kulluri ka firmosur për pezullimin e hetimeve, duke e kthyer këtë dosje në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Ndërsa, më parë Krimet e Rënda zbuluan se ky audio-përgjim ishte i rremë dhe se zëri i Agron Xhafajt ishte realizuar nga Fredi Alizoti.

Ky i fundit, Albert Veliun dhe gazetari Jetmir Olldashi po hetohen për akuzën e kallëzimit të rremë.

Fredi Alizoti aktualisht ndodhet nën masën e arrestit me burg, ndërsa Albert Veliu u arratis ne Kosovë e më pas arriti të shkonte në Belgjikë, dukie i shpëtuar prangave. Gazetari Jetmir Olldashi po hetonet në gjendje të lirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga