LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet emri i ikonës së muzikës botërore që pritet të performojë në ‘Eurovision 2019’

18 Janar 2019, 11:25, Lifestyle CNA
Zbulohet emri i ikonës së muzikës botërore që pritet

Pas performancës së Justin Timberlake në skenën e ?Eurovision? në vitin 2016 një yll tjetër global pritet të paraqitet këtë vit. Televizioni publik izraelit, ?Kan?, që do të transmetojë festivalin  ?Eurovision? aspiron që të sjellë një shfaqje sa më të suksesshme.

Bazuar në atë çka mediat izraelite kanë shkruar se Madonna është në negociata me ?Kan? për disa muaj. Pavarësisht faktit se Madonna pranoi të performonte në ?Eurovision 2019? që këtë vit pritet të zhvillohet në Tel Aviv, kushtet financiare kanë qenë një pengesë që kjo kontratë të nënshkruhej.

Disa nga emrat e tjerë të cilët u përmendën si të mundshëm për të performuar ishin Coldplay dhe Elton John.

?Revistawho.com? shkruan se pavarësisht këtyre emrave është raportuar se ?Kan? ka pasur bisedime me ikonën e muzikës Madonna në mënyrë që performanca e saj të jetë kryesorja në ?Eurovision 2019?.

Lajmet e fundit nga