LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Theu rekordin e Kylie Jenner, flet djali që fotografoi vezën: “Jam i shokuar”

18 Janar 2019, 20:30, Aktualitet CNA
Theu rekordin e Kylie Jenner, flet djali që fotografoi vezën:

Serghei Platanov, fotografi që realizoi imazhin e vezës, e cila mundi rekordin e Kylie Jenner si fotoja më e pëlqyer në Instagram, është i shokuar.

Ai shprehet për ?Insider? se nuk mund ta besojë që fotoja e realizuar prej tij ka pushtuar botën.

?Qëllimi im ishte t?i bëja një foto të thjeshtë një veze. Për argëtim. Por kurrë se mendoja që do të bëhej kaq sensacionale. Veza është thjesht një vezë. Unë nuk i përdor rrjetet sociale. Ishte e papritur për mua që të zbuloja se kishte nisur një fushatë me meme?, tha Platanov.

Ai e postoi foton fillimisht në ?Shutterstock? me përshkrimin: ?Vezët e izoluara në një sfond të bardhë?, por ky imazh u postua më pas në Instagram nga profili ?world_record_egg.

Dhe pjesa tjetër është thjesht histori!

Lajmet e fundit nga