LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shfryhet superoperacioni"/ Çfarë u vendos për të arrestuarit

18 Janar 2019, 13:02, Aktualitet CNA
"Shfryhet superoperacioni"/ Çfarë u vendos për

Gjykatat e Tiranës ka dhënë sot vendimin për 13 personat e arrestuar për evazion fiskal me TVSH-të.

Gjykata ka lënë në burg tre persona, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënë të lirë.

Për tre të ndaluarit, gjykata ka vendosur ?Arrest me burg? për 30 ditë, ndërsa për dhjetë të tjerët gjykata ka vendosur ?Detyrim paraqitje?.

Me evazionin  fiskal në TVSH, këta persona i kanë shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet rreth 18 miliardë lekë.

Mësohet se shtetasit që u liruan nga gjykata kanë bashkëpunuar, duke treguar emrat e personave me të cilët kanë bashkëpunuar në këtë skemë mashtruese.

Më tej, bëhet me dije se për persona, emrat e të cilëve u rrëfyen nga të liruarit janë nxjerrë urdhër ndalimet.

Ndërsa për emrat e rrëfyer nga të penduarit janë nxjerrë urdhër ndalimet.

Personat e akuzuar kanë regjistruar subjekte tregtare fiktive pas asnjë  lloj aktiviteti duke lëshuar fatura fiktive shitjeje, për të përfituar kompesimin e TVSH-së.

Këta persona kryenin blerje fiktive në fushën e tregtisë ushqimore dhe i shisnin ato në atë të ndërtimit.

Më tej, rezulton se të gjithë subjektet ishin të lidhur me njëri-tjetrin për të punësuarit.

Duke bërë kështu që i njëjti person të rezultonte i punësuar në 20 firma, në pozicione të ndryshme. të njëjtët punonjës në periudha të nryshme rezultonin të punësuar në këto 20 kompani.

Nga hetimet rezultoi se asnjëra nga këto firma nuk ka kapacitetet e nevojshme njerezore për të kryer aktivitetin e regjistruar.

Prokuroria dyshon se pjesë e mashtrimit janë edhe disa zyra kontabilitet, të cilat kanë bërë të mundur rregullimin e bilanceve tregtare të këtyre kompanive fiktive./CNA.al

Lajmet e fundit nga