LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfidat “e çmendura”, “Youtube” merr vendimin për ndalimin e videove “të rrezikshme”

18 Janar 2019, 10:57, Lifestyle CNA
Sfidat “e çmendura”, “Youtube” merr vendimin

Platforma e ?Youtube? ka ndaluar klipet që përmbajnë ?shaka? të rrezikshme, apo që të trazojnë emocionalisht.

Ky vendim ka ardhur pas disa të ashtuquajturave sfida, që në disa raste kanë rezultuar edhe me lëndime apo vdekje.

Faqja në pronësinë e Google, ku ndahen video, tha se materiale të tilla nuk kanë vend në Youtube. Sidoqoftë, kompania duket se nuk po ia del dot mbanë në zbatimin e rregullave ekzistuese mbi përmbajtjet e dëmshme.

Vënia në fuqi e rregullave të reja mbi ?shakatë pa kripë?, siç mund të quhen, mund të rezultojë edhe më të vështira, kjo edhe falë paqartësisë në lidhje me atë që mund të konsiderohet e dëmshme apo jo.

Rregullat e reja vijnë si reagim ndaj disa sfidave apo shakave, që në rastin më të keq kanë qenë vdekjeprurëse. Në maj, një 20-vjeçare nga Minnesota u dënua me 6 muaj burg, pasi qëlloi për vdekje të dashurin, shkruan tch.

Çifti kishte shpresuar se videoja e tyre, në të cilën një enciklopedi do të ndalonte plumbin, do të bëhej virale në Youtube. Më e fundit është një sfidë e frymëzuar nga shfaqja e ?Netflix?-it, ?Birdbox?, në të cilën mund të bësh aktivitete të ndryshme, përfshirë drejtimin e makinës me sytë mbyllur.

Lajmet e fundit nga