Connect with Us

Rama përplaset me studenten/ “Po më ndërpreve del jashtë”

Aktualitet

Rama përplaset me studenten/ “Po më ndërpreve del jashtë”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është përplasur ditën e sotme me një studente, e cila ka replikua ndaj fjalës së tij.

Gjatë zhvillimit të “Paktit për Universitetin”, kreu i qeverisë tha se ata rinj që ndodhen të ngujuar në fakultete nuk janë studentë e duhet të largohen.

Në këtë moment një studente filloi t’i bënte replikë Kryeministrit, gjë që nuk u prit fare mirë nga ky i fundit.

Rama i tha të resë se nuk do ta lejonte atë që ta ndërpritste, duke shtuar se nëse do tentonte sërish do të dilte nga salla.

LEXO EDHE:  Skandal/ Zbulohet se si Rama mori hak ndaj të riu që protestoi para ministrisë

“Të drejtën për të ndërprerë njerëz në një sallë ta harroni. Sta jep njeri këtë të drejtë, se po ndërpreve njeri në sallë se del dhe jashtë.”-tha Edi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I vuri flakën mjetit në Kolonjë/ Arrestohet autori 53-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar me iniciale E.C pasi në 25 nëntor ka djegur një automjet në fshatin Germenj, në Kolonjë.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Th.Th, 65, vjeç.

Sipas burimeve paraprake autori i zjarrvënies është banues në Vorë. Policia po vijon ende hetimet për ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha i vetmi që u zgjua me 2 vila pas tërmetit”/ Balla: Nuk ka turp, bën politikë me vdekjen

Publikuar

-

Nga

“Basha i vetmi që u zgjua me 2 vila pas tërmetit”/ Balla: Nuk ka turp, bën politikë me vdekjen

Një vit pas tërmetit tragjik, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nu u kursye me akuzat ndaj opozitës nga foltorja e Kuvendit.

Balla tha mes të tjerash se sot duket e paimagjinueshme se si u sistemuan mijëra familje në hotele e çadra në kohë rekord, ndërkohë që kishin humbur të afrimit dhe shtëpitë e tyre.

Mirëpo, sipas Ballës të vetmit që nuk u solidarizuan me këtë tragjedi ishte opozita jashtë Parlamentit. Akuzat e Lulzim Bashës numri dy i socialistëve i cilësoi si lot krokodili, ndërsa tha se bën politikë me vdekjet.

Për vetëm tre muaj pas tërmetit fillo tmerri në luftën me virusin e rrezikshëm. 26 nëntori 2019 la pas 51 të vdekur thuajse 1 mijë të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që humbin gjithçka kishin, çatinë mbi krye.

I pari që mbërriti në Durrës ishte kryeministri Edi Rama dhe filloi misioni i kërkim shpëtimin në rrënoja. Mirënjohje të thellë për solidaritetin e fqinjëve. Tashmë që kemi gjithë mundësinë të hedhim sytë pas dhe të shohim më me shumë qetësi, duket ende e pamundur si u arriti tu jepet strehë dhe ushqim në një kohë rekord atyre familjeve.

Duket e paimagjinueshme si u sistemuan në hotele në kushte optimale. Se si mijëra të tjerë u sistemuan në kohë rekord në shtëpi me qira dhe çadra dimërore. Ne i thamë çdo familje e çdo shqiptari të prekur nga tërmeti, ti nuk do të jesh kurrë  vetëm. Kurrë më parë Shqipëria nuk ishte gjendur e përballur në një situatë të tillë. Do ti mbajmë mend gjatë ato ditë, ku shqiptarët u bënë bashkë me njëri-tjetrin. Ishte një moment i vençantë solidaritet edhe pse ndonjë hienë në krahun tjetër të politikës nuk e zgjati solidaritetin. Politikanë të pashpresë, njerëz të trembur deri në palcë nga efektet e reformës në drejtësi. Të gatshëm të përdorim një fatkeqësi natyrore si korona virusi për të shpërndarë panik dhe ankth.

Përgjatë këtij një viti në Shqipëri është zhvilluar edhe një betejë me panikun që tentuan të përhapin kandrat e opozitës rrugore. Lulzim Basha i vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy vila, flet me lot krokodili se gjoja qeveria i ka lënë në harresë. Lulzim Basha nuk paska as pikë turpi dhe as moral qoftë me tërmetin dhe pandeminë të bësh politikë me vdekjen është një turp”, tha Balla./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

LEXO EDHE:  Nxorri studenten jashtë/ Ish-deputeti i PS “shpërthen” ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Përplasje me armë në komunën Baz

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

LEXO TE PLOTE