LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i Ruçit/ Meta drejt shkarkimit?

18 Janar 2019, 10:36, Aktualitet CNA
Paralajmërimi i Ruçit/ Meta drejt shkarkimit?

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë sot me dije se emërimi apo shkarkimi i ministrave është një e drejtë e Parlamentit.

Nga një konferencë që është duke zhvilluar me gazetarët, Ruçi në mënyrë indirekte ka bërë një paralajmërim për kreun e shtetit, ndërsa i kujtoi atij se jemi një Republikë Parlamentare dhe se Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi.

?Ne jemi një Republikë Parlamentare dhe në republikla të tilla si e jona Presidenti emërohet dhe shkarkohet nga Kuvendi.?-u shkreh kreu i Kuvendit.

Ai theksoi se kushdo që flet në emër të Kushtetutës duhet që së pari ta njoh atë, duke iu drejtuar në këtë mënyrë presidentit Ilir Meta.

?Neni 93 i Kushtetutës, më vjen keq të gjithë ata që flasin për Kushtetutën nuk kanë lexuar as nenin e parë të Kushtetutës e jo më nenin 93.?-tha ai.

Më tej, Ruçi theksoi se Neni 93 i Kushtetutës thotë se Presidenti duhet vetë të nxjerrë dekrete për emërime dhe shkarkime dhe më pas vendimin sipas tij duhet ta marrë Kuvendi.

?Neni 93 i Kushtetutës thotë se Presidenti i Republikës nxjerr dekrete dhe duhet të shprehet me dekrete. Që do të thotë që edhe kur ka kundërshtim duhet të nxjerr atë dekret, sepse është kompetencë e Kuvendit që të shprehet si për pëlqimin, si për mospëlqimin. Parlamenti nxjerr vendimin qoftë për pëlqimin qoftë për mospëlqimin, qoftë për emërim, qoftë për shkarkim.?-deklaroi ai.

Kreu i Kuvendit në fund tha se do të presim ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të vendos ajo nëse Presidenti ka bërë shkelje apo jo.

?Le të presim që Gjykata Kushtetuese të ngrihet e të shprehet ajo.?-u shpreh Gramoz Ruçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga