LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni i Policisë italiane/ Në pranga tetë shqiptarë

18 Janar 2019, 18:54, Aktualitet CNA
Operacioni i Policisë italiane/ Në pranga tetë shqiptarë

Tetë shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave nga Policia italiane. Ata akuzoheshin për një seri vjedhjesh nëpër lokale të ndryshme si dhe shtëpi banimi.

Arrestimi i tyre është zhvilluar në provincën e Caserta, komuna Grazzanisë. Hetimi i grupit të shqiptarëvë, sipas mediave italiane, ka filluar që prej Gushtit të 2017, për shkak të  vjedhjeve të njëpasnjëshme të bareve dhe shtëpive në zonat e Beneventos, Latina, Salermo dhe Frosinone.

Policia italiane aktualisht ka arritur të dokumentojë 8 vjedhje të kryera nga grupi shqiptar, 6 prej të cilave i kanë kryer nëpër banesa.

Është zbardhur edhe skema e grabitësve, e cila është thuajse e njëjtë për çdo rast të ekzekutuar nga ata.

-Kryerja e inspektimeve në zonën ku do godisnin

-Pikasja e godinës dhe hyrje-daljet

-Me vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen

Disa prej vjedhjeve të kryera nga grupi criminal shqiptar janë regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë.

Sipas policisë Italiane, autorët e këtyre vjedhjeve nuk janë kapur të gjithë. Ata po punojnë për identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit deri në asgjësimin total të tyre. /CNA.al

Lajmet e fundit nga