LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet kandidati i dytë

18 Janar 2019, 13:52, Aktualitet CNA
Ngritja e SPAK/ Regjistrohet kandidati i dytë

Ndërkohë që ditën e djeshme është bërë publik emri i parë që do të kandidojë për SPAK, sot mësohet edhe kandidati i dytë.

Kandidati i parë që ka aplikuar për t?u bërë pjesë e SPAK është prokurori i dosjes së Adriatik Llallës, Klodian Braho i cili është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai gjithashtu ka hetuar gjithashtu edhe çështjen e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ndërkohë mësohet se kandidati i dytë për SPAK, është prokurori Besnik Muçi,  prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Muçi ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të 15 prokurorët e ardhshëm të SPAK-ut duhet të kenë kaluar vettingun, por ky nuk është një kriter ndalues për këdo që synon të kandidojë brenda datës 7 shkurt. Kjo sepse, pas dorëzimit të dosjes, edhe ai do t?i nënshtrohet me prioritet vettingut./CNA.al

Ngritja e SPAK/ Zbulohet kandidati i parë

Prokuror i Krimeve të Rënda apo biznesmen?/ Besnik Muçi nuk e di, sa pasuri ka

Skeda e pasurisë së prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi/ Ja si i bëri paratë dhe ?flamujt e kuq?

Lajmet e fundit nga