LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos u ndjeni më në faj/Blerjet reduktojnë stresin si dhe ju dobësojnë

18 Janar 2019, 22:52, Aktualitet CNA
Mos u ndjeni më në faj/Blerjet reduktojnë stresin si dhe ju

Të dalësh për shopping është diçka shumë e shëndetshme, të paktën kështu,pohojnë studiuesit Australianë. Sipas tyre personat e moshës mbi 65 vjeç që bëjnë blerje në pesë nga shtatë ditë të javës, kanë një nivel vdekshmërie rreth 28   përqind më të ulët se sa personat që nuk bëjnë blerje.

Kjo ndodh pasi kur dalin për të blerë trupi qendron në lëvizje, kështu që ata nuk rrinë gjatë gjithë kohës në gjendje vegjetative. Për më tepër blerjet përmirësojnë edhe humorin. Kur bëjmë blerje marrim më shumë kohë për veten, kjo bën që të ulet niveli i stresit si dhe të rritet vetëbesimi.

Sipas studiesve, blerjet janë një formë terapie kundër vetmisë, apo ndonje gjendje, tjetër, ata i përkufizojnë blerejet si një veprim natyral antistres.

Sigurisht që këshillohet që mos ta teproni. Kuleta juaj do t?ju jetë mirënjohëse./CNA.al

Lajmet e fundit nga