LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhin e lëshojnë nervat/ “Shpërthen” në fyerje ndaj gazetares

18 Janar 2019, 08:55, Aktualitet CNA
Kryemadhin e lëshojnë nervat/ “Shpërthen” në

Mbrëmjen e djeshme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ?Open? në Top Channel, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarja Anila Basha, se kur ka ndërmend të pranojë të bëjë Kodin Zgjedhor.

Sipas Bashës, nuk bën sens që Kryemadhi kërkon të rrëzojë Edi Ramën para zgjedhjeve lokale, por do që t?i realizojë këto zgjedhje pa një Kod Zgjedhor.

?Shkoni bëni kodin zgjedhor. E kujtoi dhe Duka, tha po tallet opozita me partitë e vogla, nuk e ka marrë seriozisht. Si do hysh në zgjedhje ti pa Kod Zgjedhor?

Do dëgjojmë prapë të njejtën këngë që Rama vjedh votat me drejtorët e tij. Ti thua do dal në protestë, do heq Ramën dhe do hyj në zgjedhje, po si do bësh zgjedhje tipa kod moj? Do presësh Ramën të bjeri??, tha Anila Basha.

Por kjo pyetje duket se nuk i ka pëlqyer, Kryemadhit, e cila ka shpërthyer me fyerje ndaj Bashës.

?Anila, ose ti nuk mbush, ose mendon që do rritet audiencën duke bërtitur ne të dyja?, tha Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga