LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet-Basha emëron sekretarët dhe Kryesinë/ Gara gënjeshtra e radhës

18 Janar 2019, 16:37, Aktualitet CNA
Faktet-Basha emëron sekretarët dhe Kryesinë/ Gara gënjeshtra

Lulzim Basha ka publikuar emrat që do të jenë formalisht në garë, por sekretariatin dhe Kryesinë e PD.

Mjafton një vëzhgim i thjeshtë dhe kuptohet se votimi në Këshillin Kombëtar nesër do të jetë thjesht formal dhe emrat e zgjedhur nga Basha tashmë janë të vendosur.

Luli për ta bërë krejtësisht formale garën ka zgjedhur që shumicën t?i rivalizoje me emra pa peshë, dhe në 3 poste kyçe rivale ka vendosur punonjësit e administratës të Partisë Demokratrike.

Çlirim Gjata do ketë përballë Marinela Ziun, në garën për Sekretar për Çështjet Ligjore, Ziu është punonjëse e zyrës juridike në PD. Gjata është avokati i çështjes ?Babale?.

Sahit Dollapi, ish-drejtori i OSHEE do ketë rival Lulzim Omurin, në garën për Sekretar Organizativ, Omuri në fakt është punonjës i zyrës së organizimit.

Ervin Minarolli do garojë formalisht me Minushe Lazaj, për Sekretar për Burimet Njerëzore. Lazaj është Sekretarja e Grupit Parlamentar të PD-së.

Gazmend Bardhi është përballë Dorjan Telitit në një gare formale, kandidat mbushës ashtu si Dorjan Gjonmarkaj përballë Ivi Kasos.

E njëjta situatë është edhe me Kryesinë e PD-së, ku votimi do jetë totalisht formal, tashmë lista me emrat fitues është mbi tavolinën e Lulit.

Këta janë 5 sekretarët e vendosur nga Lulzim Basha që nesër do votohen formalisht:

Gazmend Bardhi – Sekretar i Pergjithshëm

Çlirim Gjata -Sekretar për Çështjet Ligjore

Sahit Dollapi – Sekretar Organizativ

Ivi Kaso – Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ervin Minarolli -Sekretar për Burimet Njerëzore

Këta emra pasohen nga te emëruarit e Bashës në organet statutore siç e quan ai:

Propozime për organe statutore

Bujar Nishani -Kryetar i Këshillit Kombëtar

Halim Kosova-Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikës

Jemin Gjana -Kryetar i Komisionit Zgjedhor

Arben Ristani -Kryetar i Komisionit të Apelimit

Alfred Rushaj -Kryetar i Bordit Financiar

Kërkesë për votëbesim:

Edi Paloka -Nënkryetar

Edmond Spaho -Nënkryetar

Anëtare të kryesisë ex officio:

Kryetarja e LDG Albana Vokshi

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi./CNA.al

Pasi i përdori Luli i hedh në kosh/ Kadilli, Bozdo dhe Ristani largohen nga postet

Qesharake/ Basha vendos në garë për sekretarë punonjësit e administratës të PD-së

Lajmet e fundit nga