LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe Balilit

18 Janar 2019, 07:27, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe Balilit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vetëdorëzimin në polici të Klement Balilit, api siç njihet ndryshe ?Eskobari i Ballkanit?.

Në vijim të qëndrimeve që ka mbajtur këto ditë opozita, edhe Salianji u shpreh për A2, se Balili është dorëzuar vetëm pasi ka bërë një marrëveshje me qeverinë.

?Të gjitha rrethanat e dorëzimit të Balilit e favorizojnë dhe e bëjnë sjelljen e tij në raport me shtetin sikur të jetë partner. Partia Demokratike e denoncon prej 5 vitesh emërimin e tij në administratë, ndërkohë që ishte i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge?, tha Salianji.

Më tej ai theksoi se ?Që kur organet e huaja ligjzbatuese kërkuan arrestimin e tij, ai dha dorëheqjen, iku në arrati dhe për thuajse tre vite nuk pati gjurmë të tij, dhe u dorëzua ? siç e thanë edhe avokatët e tij ? e ka shfrytëzuar shtetin, kanë pritur që dosja të përfundojë në gjykatë dhe të shmanget ekstradimi në Greqi. Prandaj themi që ka marrëveshje me Ramën?.

Sipas Salianjit është e papranueshme që një i shumëkërkuar të negociojë me drejtorin e policisë së shtetit. ?Ligji nuk njeh negociata nëse përveç policisë nuk është e përfshirë edhe prokuroria, negociatat bëhen nga struktura të specializuara dhe jo nga drejtori i policisë së shtetit?.

Salianji e quajti rastin, të ngjashëm me atë të grupit ?Habilaj?. ?Klement Balili, për të gjithë aktivitetin e supozuar amerikan, për të cilin përmendet nga ambasadori amerikan apo DEA, nuk ka asnjë hetim nga institucionet shqiptare. Është njëlloj si me Habilajt, ku nuk pati procedim nga autoritetet shqiptare, por vetëm ato italiane?.

Lajmet e fundit nga