LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bomba” e ish-drejtuesit të Policisë/ Politikanët të lidhur me krimin

18 Janar 2019, 12:43, Aktualitet CNA
“Bomba” e ish-drejtuesit të Policisë/ Politikanët

Personi që arrestoi Klement Balilin në vitin 2006, ish-drejtuesi i Policisë Emri Vata, ka komentuar vetëdorëzimin e të quajturit ?Eskobar i Ballkanit?.

Nga studio e faxnews, Vata ka thënë se rasti i Klemnt Balilit nuk mund të quhet vetëdorëzim, pasi sipas tij ka kaluar kohë shumë e gjatë në arrati.

?Vetëdorëzimi është një praktikë e njohur, po në këtë rast nuk mund të quhet më i tillë pasi ka kaluar një periudhë shumë e madhe kohore. Vetëdorëzimi kryhet në kushtet e flagrancës. Në rastin e Balilit është vetëdorëzim në letër, është detyrë e policisë për t?i kapur personat e shpallur në kërkim. Policia në rastin Balili është anashkaluar.?-tha ai.

Më tej, ai theksoi se nëse një person vendos të vetëdorëzohet, atëherë policia nuk ka më asnjë rol.

?Çdo person që është në kërkim, dhe e mbush mendjen për tu dorëzuar, nuk ka më rol policia në këtë rast.?-shtoi ish-drejtuesi i Policisë.

Vata bëri me dije se ka shumë organizata kriminale që operojnë në vend dhe që kanë lidhje me parlamentarët.

?Nëse flasim për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria, ka plot organizata kriminale që operojnë në vend, që kanë lidhje me parlamentarët?-deklaroi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga