LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleati paralajmëron Bashën/ Opozita drejt përçarjes

18 Janar 2019, 11:26, Aktualitet CNA
Aleati paralajmëron Bashën/ Opozita drejt përçarjes

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjatë një takimi me partitë politike jo parlamentare ka ngritur sërish zërin në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Duka theksoi se kërkesa e partive të vogla ka rënë në vesh të shurdhët, pasi sipas tij partitë e mëdha vazhdojnë të jenë mospërfillëse dhe arrogante mbi këtë çështje.

Për këtë arsye, Duka ka bërë thirrje për një domosdoshmëri të bashkimit të partive jo parlamentare.

?Jo më larg se një muaj më parë u mblodhëm po në këtë sallë, po për këtë temë, sikurse kemi bërë me dhjetëra herë të tjera përgjatë viteve te fundit. Por, fatkeqësisht, kërkesa jonë e drejtë për një Kod të ri zgjedhor vijon të bjerë në veshë të shurdhët, pasi partitë e mëdha vazhdojnë të jenë mospërfillëse dhe arrogante mbi këtë çështje.

Për këtë arsye, siç edhe kam thënë gjatë takimit të fundit, ne duhet të ndjekim një rrugë tjetër, e cila kalon në mënyrë të domosdoshme nëpërmjet bashkimit tonë. Nëse ne do të jemi të aftë të ndërtojmë një aleancë të bazuar mbi qëllimin që na bashkon, ky do të ishte një tregues real i forcës sonë. Njëkohësisht, duke forcuar pozitat tona, ne do të jemi në gjendje të faktorizojmë dhe t?i japim peshën e duhur kërkesës sonë legjitime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.?-u shpreh Agron Duka.

Më tej, aleati i Bashës theksoi se ?Unë besoj realisht që ne e kemi këtë mundësi. Mjafton të shohim rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në ato zgjedhje, partitë jo parlamentare, arritën të marrin mbështetjen e rreth 400 mijë votuesve. Kjo është një shifër e konsiderueshme, e cila tregon më së miri potencialin e pashfrytëzuar nga partitë alternative, që nëse do të koordinonin dhe orientonin në mënyrë strategjike forcat e tyre, do të ishin një faktor ndryshimi i PAMOHUESHËM në dinamikat e politikës tonë.?.

Fjala e plotë e Dukës:

Fjala ime gjatë takimit të sotëm me partitë politike jo parlamentare:

Jo më larg se një muaj më parë u mblodhëm po në këtë sallë, po për këtë temë, sikurse kemi bërë me dhjetëra herë të tjera përgjatë viteve te fundit. Por, fatkeqësisht, kërkesa jonë e drejtë për një Kod të ri zgjedhor vijon të bjerë në veshë të shurdhët, pasi partitë e mëdha vazhdojnë të jenë mospërfillëse dhe arrogante mbi këtë çështje.

Për këtë arsye, siç edhe kam thënë gjatë takimit të fundit, ne duhet të ndjekim një rrugë tjetër, e cila kalon në mënyrë të domosdoshme nëpërmjet bashkimit tonë. Nëse ne do të jemi të aftë të ndërtojmë një aleancë të bazuar mbi qëllimin që na bashkon, ky do të ishte një tregues real i forcës sonë. Njëkohësisht, duke forcuar pozitat tona, ne do të jemi në gjendje të faktorizojmë dhe t?i japim peshën e duhur kërkesës sonë legjitime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Unë besoj realisht që ne e kemi këtë mundësi. Mjafton të shohim rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në ato zgjedhje, partitë jo parlamentare, arritën të marrin mbështetjen e rreth 400 mijë votuesve. Kjo është një shifër e konsiderueshme, e cila tregon më së miri potencialin e pashfrytëzuar nga partitë alternative, që nëse do të koordinonin dhe orientonin në mënyrë strategjike forcat e tyre, do të ishin një faktor ndryshimi i PAMOHUESHËM në dinamikat e politikës tonë.

Sigurisht, takimet e organizuara deri në këtë moment kanë pasur efektin e tyre në sensibilizimin e opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Njëkohësisht edhe vizita ime në Gjermani u fokusua tek ?reforma zgjedhore?, që sipas z. Frei dhe z. Juratovic është një kusht i panegociueshëm për çeljen e negociatave. Por, në gjykimin tim kjo nuk është e mjaftueshme.

Nëse duam të shmangim kasaphanat e deritanishme elektorale, bashkimi mbetet rruga e vetme. Me këtë vizion, pajtohen edhe partitë e vogla parlamentare, me përfaqësuesit e të cilave pata një takim pak ditë më parë dhe jemi ende në proces negocimi.

Prandaj, t?i lëmë mënjanë ndasitë ideologjike që mund të ekzistojnë midis nesh, sepse sfida që kemi përballë ka në thelb diçka më të rëndësishme: votën e lirë dhe të ndershme, që është themeli i demokracisë. Nëse të gjithë tok nuk zgjidhim këtë problem, vota e lirë e shqiptarëve, qeverisja demokratike dhe mbijetesa e partive alternative do të jenë gjithmonë e më shumë në rrezik.

Me zgjedhjet që po trokasin, në këtë pak kohë që na ka mbetur në dispozicion, ne si Parti Agrare Ambientaslite jemi duke shqyrtuar daljen të vetëm në zgjedhjet vendore. Një vendim që do të marrim shumë shpejt, brenda fundit të muajt, në mënyrë kolegjiale nëpërmjet Kryesisë sonë dhe më vonë të Asamblesë së Përgjithshme. Në këtë frymë, i bëj thirrje kujtdo që e sheh këtë alternativë si një rrugë shpëtimi, t?i bashkohet iniciativës sonë.

Lajmet e fundit nga