LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e gjyqtares/ Vendoset fati i Fadil Kasemit

17 Janar 2019, 11:40, Aktualitet CNA
Vrasja e gjyqtares/ Vendoset fati i Fadil Kasemit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ?Burg përjetë? për Fadil Kasemin.

Më 27 dhjetor Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Kasemin, burgim të peërjetshem dhe kërkoi ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Kasemi ishte arrestuar, pasi më 31 gusht 2017 vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi.Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit. Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.

Mbi të rëndojnë akuzat ?Vrsaje me dashje?, ?Rrëmbim personi? dhe ?Armëmbajtje pa leje?./CNA.al

Lajmet e fundit nga