Connect with Us

U kapën me kokainë/ Pranga arkitektit dhe biznesmenit

Aktualitet

U kapën me kokainë/ Pranga arkitektit dhe biznesmenit

Publikuar

-

pranga dhe arrestim i disa personave

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me kokainë dhe një shumë të madhe parash.

Policia e San Pietro in Cariano ka vënë në pranga Ervis Jonuzi, 32-vjeç nga Tirana dhe Elton Cerriku, 36-vjeç nga Elbasani.

Ata kishin marrë me qira një banesë në Pedemonte, ndërsa asnjëri prej tyre nuk dinte gjuhën.

Policia ka kontrolluar shqipatërt, pasi sjellja e tyre u është dukur e çuditshme.

LEXO EDHE:  Itali/ Historia e rrallë e “Rambos” shqiptar, që u përball me 4 hajdutë serbë

Nga kontrolli, shqiptarëve u është gjetur një valixhe, brenda së cilës kishte dy pako me kokainë me nga 50 dhe 100 gram si edhe 5430 euro.

Mësohet se Jonuzi ka qenë arkitekt në Shqipëri, ndërsa Cerriku është tregtar makinash./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

Publikuar

-

Nga

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit të popullsisë: cila është e vërteta për pretendimet lidhur me miliarderin dhe filantropin Soros?

Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë civilë ose aktivistë të të drejtave të njeriut – por që në të vërtetë ata janë agjentët e tij. Ai gjithashtu i drejton si marioneta politikanë të rëndësishëm dhe me ndikim. Qëllimi i tij është t’u vjedhë popujve të tërë të identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar, të skllavërojë vende të tëra dhe t’i detyrojë të qëndrojnë në skllavëri të përjetshme. Me spekulimet e tij ai ka zhytur tashmë miliona vetë në katastrofë. Dhe tani ai planifikon një ndryshim të popullsisë në Evropë – vendasit e krishterë duhet të zëvendësohen nga migrantët myslimanë. Kushdo që e kundërshton këtë plan përballet me fushata ndërkombëtare si gënjeshtar dhe shpifës.

Njeriu, për të cilin thuhen të gjitha këto është miliarderi dhe filantropi me origjinë hungarezo-hebreje George Soros, i cili feston sot (12 gusht 2020) nëntëdhjetëvjetorin. Që nga mesi i viteve 1980, ai ka shpenzuar miliarda dollarë për mbështjetjen e demokracisë dhe të projekteve edukative përmes fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur”. Dhe ka bërë shumë armiq në mbarë botën.

Teoritë konspirative për Sorosin as nuk do t’ia vlenin të përmendeshin, nëse ato do të ngriheshin vetëm nga ekstremistët e ekstremit të djathtë që kanë pak ithtarë. Por pretendimet e renditura më lart ngrihen prej vetë Viktor Orbánit, kryeministrit nominalisht demokrat të qeverisë së një vendi të BE-së.

Figurë e urryer në Evropën Lindore

Dhe Orbáni nuk është i vetëm. Pothuajse kudo në Evropën Lindore, George Soros është bërë një nga figurat më të urryera vitet e fundit. Shpesh janë politikanë të qeverisë që e konsiderojnë Sorosin si armik. Për shembull, partnerët e koalicionit nacionalist të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov aktualisht po akuzojnë filantropin e pasur për organizimin e protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë së vendit.

Sidoqoftë asnjë politikan nuk shkon aq larg sa Viktor Orbáni me akuzat e tij. Në qershor, për shembull, kryeministri hungarez theksoi në një nga intervistat e tij javore në stacionin publik të afërt me qeverinë “Kossuth-Rádió” se ai nuk ishte dikush që dyshonte kudo për komplote – por ato ekzistonin. Si p.sh. Sorosi kundër Hungarisë.

Shumica në Hungari i besojnë Orbánit

Sondazhet në Hungari tregojnë se sa të forta janë rrëfimet për Sorosin: një shumicë e madhe e hungarezëve e konsiderojnë miliarderin Soros si një figurë tejet negative që ushtron ndikim të dëmshëm në vend. Madje shumë hungarezë u besojnë pretendimeve të rreme dhe të shpikura rreth Sorosit. Para zgjedhjeve parlamentare hungareze në vitin 2018, rreth dy të tretat e votuesve ishin të bindur, se miliarderi amerikan do të kandidonte për një parti me emrin e tij – megjithëse kjo parti nuk ekziston dhe Soros kurrë nuk ka marrë pjesë në ndonjë zgjedhje në Hungari dhe as nuk ka bërë fushatë në Hungari .

Cilat janë trillimet kryesore rreth Sorosit? Dhe çfarë ka të vërtetë në to?

Bashkëpunëtor i nazistëve

George Soros lindi në Budapest në 12 gusht 1930 në një familje të pasur hebreje. Familja e tij i mbijetoi Holokaustit me dokumente të falsifikuara dhe pjesërisht në ilegalitet. Mediat hungareze të afërta me qeverinë raportojnë në mënyrë të përsëritur për “spekulatorët që bashkëpunuan me nazistët” dhe që zhytën në katastrofë ose mashtruan hebrenjtë e tjerë.



LEXO EDHE:  Tragjike/ Përmbyset makina me 5 shqiptarë në Itali

Në fakt Sorosi, i cili ishte asokohe një i ri 14 vjeçar arriti të mbijetonte vetëm duke u maskuar si nip i një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndër të tjera ishte përgjegjës për inventarizimin e pronave të konfiskuara prej hebrejve. Vetë Sorosi ka treguar për këtë në një intervistë me CBS në vitin 1998 – megjithatë ai nuk ka thënë se i kishte ndihmuar në ndonjë mënyrë zyrtarit në fjalë, por se ishte një fëmijë që donte të mbijetonte.

LEXO EDHE:  Karabinierët arrestojnë shqiptarin për vetëm gjysëm kg. kanabis

Sidoqoftë historia për Sorosin si bashkëpunëtor i nazistëve në qarqet e lidhura me qeverinë hungareze vazhdon të përsëritet me kokofortësi në Hungari.

Spekulatori që ka zhytur miliona vetë në mjerim

George Soros ka qenë një nga shpikësit e strategjive të investimeve me rrezik të lartë dhe suksesi i tij më i madh, që e bëri të famshëm në mbarë botën, ishte spekulimi financiar kundër paundit britanik, përmes së cilës një firmë që ai manaxhonte arriti  në vitin 1992 të fitonte gati një miliardë dollarë në një kohë shumë të shkurtër. Kjo është arsyeja pse Soros konsiderohet në Hungari si një spekulator që zhyt miliona njerëz në mjerim.

Në fakt zhvleftësimi i paundit britanik më 16 shtator 1992 ka një histori komplekse, e cila shkaktoi mospërputhje politike, sociale dhe ekonomike shumë kohë përpara, se Sorosi dhe investitorët e tjerë të fitonin para nga ajo. Vetë Soros ndërkohë është shndërruar në një nga kritikët më të mprehtë të kapitalizmit modern financiar dhe bën thirrje për rregullim të rreptë të tregjeve financiare.

Skizofren

Meqenëse ai vazhdoi të fitonte miliarda përmes transaksioneve të aksioneve në bursë deri sa u tërhoq privatisht për të dalë në pension, shumë kritikë të moderuar e akuzojnë atë për skizofreni. Po ashtu ai është kritikuar se fondet me të cilët punon Soros janë të regjistruar në parajsa fiskale ose se ai nuk ndjek një strategji investimesh të qëndrueshme si Fondi Shtetëror Norvegjez. Por Sorosi e ka dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tij private në fondacionet e tij bamirëse. Një nga motot e tij është: “Më pëlqen të fitoj shumë para dhe pastaj t’i shpenzoj për qëllime të mira”.

A planifikon Sorosi një shkëmbim të popullsisë në Evropë?

Që nga kriza e refugjatëve në vjeshtën e vitit 2015 qeveria hungareze pretendon se George Soros synon të sjellë miliona refugjatë muslimanë në Evropë dhe se ai po planifikonte një shkëmbim të popullatës. Kryeministri Orbán e quan këtë “Planin e Soros” dhe tashmë ka organizuar disa “konsultime kombëtare” për këtë.

Pretendimet bazohen kryesisht në një artikull të shkruar nga vetë Sorosi për krizën e migracionit në shtator 2015, në të cilin ai bën thirrje, mes të tjerash, për një pranim të rregullt dhe të shpërndarë në mënyrë të drejtë të një milionë refugjatëve në vit. Ai më vonë u shpreh për 300,000 në vit dhe bëri gjithashtu thirrje për një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së – këtë të fundit e kërkon edhe Orbáni.

Detajet e “Planit të Sorosit” që prezanton pa pushim qeveria Orbán janë thjesht gënjeshtra: dënime më të buta për migrantët kriminelë, dhjetëra mijëra euro ndihma sociale për refugjatët ose shpërndarje të detyruar të migrantëve në mbarë Evropën – të gjitha këto janë kërkesa që Sorosi nuk i ka bërë kurrë./DW

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shqiptarët “çajnë” rrethimin e Covid-19/ Ikin për pushime në Turqi e Egjipt

Publikuar

-

Nga

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë.

Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti.
Quajmë realisht fatmirësi që kemi pasur mundësi të kthehemi të paktën me dy nga destinacionet tona kryesore, Turqinë, ku prej datës 14 korrik jemi rikthyer me fluturimet çarter të drejtpërdrejta katër herë në javë dhe destinacioni i dytë, Egjipti, që në kalkulimet që ne kishim bërë ishte e pamundur të futeshim me linja direkte për këtë vit, por e kemi hapur me fluturimet tranzit nëpërmjet Stambollit. Referuar pritshmërive tona të 2020 duhet të kënaqemi edhe me pak. Nëse ne bëjmë një analizë shifrore, jemi tejet larg asaj se çfarë ka ndodhur në 2018 dhe 2019. Kur them jemi tejet larg, po flas për një shifër që nuk do ta kalojë në pritshmërinë e vet më të mirë 20-25% të volumit të vitit 2019.”

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë. Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

“Rënia e vogël e çmimeve, që vjen nga produkti i Turqisë apo Egjiptit kompensohet me shtrenjtimin e biletës së avionit sepse operimi është më i ngushtë, kështu që çmimet janë pak a shumë në nivelin e vjetshëm. Çmimet nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa fuqia blerëse e tregut ka rënë, ky është një efekt që nuk e shmangim dot.”

Sipas aktorëve të tregut, resortet shqiptare duhet ta kishin shfrytëzuar këtë moment pandemie për të mbajtur pushuesit brenda vendit, duke iu ofruar atyre shërbime më cilësore dhe duke ndryshuar mënyrën si kanë funksionuar deri tani.



“Ka qenë fatmirësi për zonën e Durrësit, për plazhin e Golemit, që vitet e kaluara kanë punuar me tregje tip polak, çek, sllovak dhe kanë pasur një koncept totalisht të ndryshëm shërbimi, duke konkuruar denjësisht tregjet ndërkombëtare. Kjo gjë nuk vlen të thuhet për tregun e Jugut, që është ende në konceptin, pak më i shtrenjtë në fundjavë, më i limituar, dhe për fatin e vet të keq ende me një sezon të shkurtër.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Përmbyset makina me 5 shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Itali/ Historia e rrallë e “Rambos” shqiptar, që u përball me 4 hajdutë serbë

Ky vit që flasim është një vit i keq për të gjithë turizmin duke përfshirë edhe zonën që ka qenë plot, atë të Shqipërisë së Mesme, por Jugut, që është perla e turizmit bregdetar shqiptar, i ka ardhur momenti të reflektojë për vitet në vazhdim sesi mundet ta shtrijë sezonalitetin e vet duke penetruar edhe në tregje të tjera,” thotë Mehmeti.

Ndonëse është vështirë të konkurrojmë me vendet e rajonit, çdo vit strukturat akomoduese kanë njohur zgjerim. Problematika e sektorit është ofrimi i shërbimit, çka i ka detyruar në një farë mënyrë pushuesit shqiptar të shkojnë drejt Greqisë apo Turqisë.

Mehmeti pohon se “Ne kemi këmbëngulur që duhet të rrisim kapacitetet tona hoteliere. Arritëm në pikën që për tregjet e huaja do të kishte nevojë për investime të reja dhe kjo është një nga arsyet që shumë investitorë janë rikthyer duke investuar në të gjithë bregdetin shqiptar, duke rritur numrin e produktit, numrin e shtretërve, për të konkurruar në tregje të huaja, por ende ky numër ishte shumë i vogël krahasuar me vendet si Greqia e cfarë lag Mesdheu.

Në një situatë si 2020 në qoftë se do të menaxhohet mirë do të ishte mjaftueshëm që t’i shërbente edhe tregut të brendshëm. Ne ende kemi nevojë të rrisim numrin e strukturave hoteliere edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun ndërkombëtar. Ky është një proces që nuk mbyllet për një apo dy vjet, por është në vazhdimësi që shkon në sinkron edhe me politikat e suportit të qeverisë. Janë shumë pika në bashkërendim edhe me investitorët, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj, në hapjen e strukturave hoteliere, por në raportin e brendshëm, këto struktura duhet të jenë më të përgatitura që të japin mundësi t’i shërbejnë tregut të brendshëm dhe këtu flasim për një strukturim total të tyre.”/Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Mësoni surprizat e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira/ Mësoni suprizat e motit për sot

Gjatë ditës së sotme, moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.



LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet emigranti shqiptar për përdhunimin e një nxënëseje amerikane

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta./CNA.al

LEXO TE PLOTE