LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në “Bixhoz me dashurinë”/ Djemtë Oberoi gjejnë një bebe në shportë

17 Janar 2019, 08:44, Aktualitet CNA
Sot në “Bixhoz me dashurinë”/ Djemtë Oberoi

Shivai i thotë Anikës se nuk ka ndodhur asgjë mes tij dhe Ragnit. Anika sillet sikur nuk i intereson. Shivai justifikohet se nuk do që Ragnit t?i prishet imazhi. Anika i tregon Shivait që Ragni nuk është aq e pafajshme. Shivai i thyen telefonin Anikës.

Gorin e ka marrë malli për nënën e saj dhe i premton vetes se do kthehet tek ajo së shpejti. Om kujdeset për Gorin dhe i jep ilaç kundra alergjisë. Gori e pyet Omin pse po sillet kaq mirë me të. Ajo i thotë se e ka falur. Om largohet i lënduar.

Gori dhe Bavja mësojnë se Anika dhe Shivai po përpiqen t?i bashkojnë me djemtë. Anika i tregon Gorit dhe Bavjas se Om dhe Rudra kanë ndjenja për to. Bavja i thotë Anikës se video e Shivait me Ragnin është montazh. Anika nuk ka prova për këtë. Gori thotë se do i gjejnë provat dhe vajzat bashkojnë duart.

Texh takohet me Zvetlanën. Ai sëmuret nga astma dhe i bie të fikët. Pinki shkon në hotelin ku është Texh dhe Zvetlana. Ajo mëson se Texh ka rezervuar dhomën e hotelit nën emrin e Omit.

Om pikturon nënën e Gorit. Gori pendohet për fjalët që i tha Omit pasi sheh pikturën. Bavia mëson se Rudra i ka blerë pajisje të reja për palestër. Bavja vendos t?i kërkojë të falur Rudrës.

Shivai i blen Anikës një telefon të ri. Shivai, Om dhe Rudra dëgjojnë një bebe duke qarë. Ato gjejnë një shportë dhe bëhen kuriozë. Anika, Gori dhe Bavja vendosin t?i kërkojnë falje djemve.

Texh kthehet në shtëpi i sëmurë. Pinki i thotë Xhanvit se Texh ishte me Zvetlanën. Xhanvi nuk e beson megjithatë shkon të pyesë Texhin. Djemtë Oberoi gjejnë në shportë një bebe. Në letër shkruhet se fëmija i përket njërit prej djemve Oberoi. Ata habiten dhe mundohen të mbajnë larg vajzat që ato të mos e zbulojnë.

Lajmet e fundit nga