LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal-Policia baskëpunon me vrasësin/ Si u fsheh i plagosuri

17 Janar 2019, 12:04, Aktualitet CNA
Skandal-Policia baskëpunon me vrasësin/ Si u fsheh i plagosuri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim të një qytetari dixhital.

Në një  postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se policia bashkëpunon me vrasësit, ndërsa publikon një ngjarje në Vlorë. Qytetarit dixhital thekson se më 14 janar të këtij viti në Vlorë, dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërsa vetëm emri i njërit prej tyre u bë publik.

Sipas qytetarit, Tesiljan (Tesi) Basho, është person i kërkuar nga shteti italian, ndërsa akuzon policinë se nuk ë bëri publik emrin e tij.

?Bashkëpunim i narkopolicise me vrasesin!

Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb
Përshëndetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlorës dhe dua t?iu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditësh ne Vlore pikërisht me date 14 janar ne orët e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetëm njeri nga këta te dy pikërisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te këqyrjes se kamerave te sigurisë se një ambienti ne afërsi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kërkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili është një person me rrezikshmëri shume te larte. Me urdhër nuk u lejua te behej publike.?-shkuhet në postimin e Berishës./CNA.al

Lajmet e fundit nga