LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

17 Janar 2019, 14:58, Aktualitet CNA
Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet të ndiqet nga shteti serb.

Ky reagim i OJQ-ve serbe ka ardhur, pasi presidenti rus ka shkuar atje për një vizitë.

OJQ serbe kanë frikë se shkuarja e Putin atje tregon se Serbia është e gatshme të sakrifikojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe një standard më të mirë të shoqërisë për hir të marrëdhënieve të mira me Moskën.

Organiziatat Nisma e  të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra Autonome e Grave, Gratë në të Zeza, thonë se vizita e Vladimir Putin i jep një nxitje shtesë për rrëzimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike dhe të drejtave dhe lirive të popullit të Serbisë, duke u fshehur pas “miqësisë” serbo-ruse./CNA.al

Lajmet e fundit nga