LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta akuza Gjiknurit/ Fshehu informacionin për “Unazën e Madhe”

17 Janar 2019, 21:50, Aktualitet CNA
Meta akuza Gjiknurit/ Fshehu informacionin për “Unazën e

Presidenti, Ilir Meta nga studio e emisionit ?Të Paekspozuarit? në News 24 ku ishte i ftuar foli edhe për projektin e ?Unazës së Madhe?.

Sipas tij, ky projekt është jo transparent dhe ai u shpreh se ndryshimi i ministrit Gjiknuri të sjellë transparencë të plotë.

?Prokuroria po e ndjek këtë proces dhe duhet të presim.
Unë kam qenë i ndjeshëm ndaj këtij procesi, sepse kemi cdo ditë një demonstrim të banorëve.
Kemi kërkuar informacion nga institucionet që në fillim . Për fat të keq, institucionet edhe ne shkelje me kushtetutën, nuk kanë kthyer përgjigje.
I gjithë ky projekt, është një projekt jo transparent. Një projekt që fillon me projekt të falur nga një kompani private, padyshim është mungesë transparence, por lë mundësi për dyshime, për kostot e projektit dhe zgjidhjet urbanistike, mundësisë që të dëmtoheshin sa me pak prona.

Pastaj edhe garat me kompanitë qe jepte zero ofertë.

Shpresoj që ndërrimi i ministrit të infrastrukturës, të sjellë ndryshime në këtë aspekt, të sjellë transparencë?,-u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga