LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja se si e shkatërron ndarja shëndetin  tuaj

17 Janar 2019, 21:00, Aktualitet CNA
Ja se si e shkatërron ndarja shëndetin  tuaj

Dhimbje fizike

Gjendja jonë emocionale ndikon shumë  edhe mbi shëndetin tonë fizik. Kur jemi të shkatërruar emocionalisht, kjo gjendje mund të ndikojë edhe në shëndetin tonë fizik duke sjellë dhimbje koke, dhimbje stomaku si dhe dhimbje në pjesët e tjera të trupit.

Nuk ke uri

Kur jemi të trishtuar kemi tendenca për të humbur oreksin, mundet dhe të na përzjehet kur mendojmë për ushqimin, ose thjesht harrojmë që të ushqehemi.  Natyrisht mund të ndodhë dhe e kundërta, në të dyja rastet duhet të bëni kujdes.

Pagjumësi

Veç humbjes së oreksit mund të kesh probleme edhe me pagjumësinë. Mund të qendrosh zgjuar për shumë kohë, duke menduar për çka ka shkuar keq. Duhet të kuptosh që nuk të vlen për asgjë,kështu që mundohu të flesh.

Ndryshimi në ciklin menstrual

Për shkak të stresit mund të keni probleme me çregullimin e ciklit menstrual. Bëni mirë të tregoheni pak më të qetë dhe të ushqeheni me rregull, pavarësisht situatës ku ndodheni./CNA.al

Lajmet e fundit nga