LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-të përndjekurit në protestë për pensionet

17 Janar 2019, 10:28, Aktualitet CNA
Ish-të përndjekurit në protestë për pensionet

Ish-të përndjekurit politik kanë dalë sot në protesta për pensionet.

Ata janë vendosur përpara Ministrisë së Financave dhe ku kërkojnë që të marrin pensionet, pasi ua kanë ndërprerë.

Një nga ish-të përndjekurit tha se kanë 10 muaj që nuk kanë marrë pensionet.

?10 muaj, nëse pensioni jepet një herë në muaj unë këtë dua jo një herë në 10 muaj. Nuk më japin asnjë lloj shpjegimi.

Na e kanë aprovu pensionin dhe nuk na e japin, kjo është  si lojë?-tha ish i përndjekuri.

Ndërsa, një tjetër shtoi se një pjesë e tyre nuk kanë marrë asnjëherë pensionet.

?Nuk kam marrë asnjëherë pension, te Ministria e Brendshme thonë se nuk ke dokumentacione  të mjaftueshme.?-tha qytetari tjetër./CNA.al

Lajmet e fundit nga