LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haberet e Mitros / MËKATI

17 Janar 2019, 18:32, Aktualitet CNA
Haberet e Mitros / MËKATI

Nga Mitro Çela

-Filmi amerikan “Killing season”. Robert De Nero tregon një histori. Një burrë shkoi të rrëfehet te prifti.

Burri: – Uratë! Kur Franca ishte e pushtuar nga gjermanët, kam bërë mëkat. Fsheha në shtëpi një vajzë çifute.

Prifti: – Nuk ke bërë asnjë mëkat, biri im. Vazhdo jetën.

Burri: – Uratë! Kam bërë mëkat. Bëra seks oral me vajzën, në shkëmbim të jetës?

Prifti: – Je i falur, biri im! Ka bërë seks me dëshirë. E mira shpërblehet me të mirë?

Burri: – Uratë! Kam bërë mëkat. E mbajta vajzën të fshehur edhe pse lufta kishte pesë vjet që kishte mbaruar?

Prift, u kollit tre herë… As e fali. As e dënoi?

Pse e riprodhova këtë histori? Për të dalë në shteg që Robert De Nero është me origjinë shqiptare? Jo. Sebep u bë një histori me mëkate nga trojet tona.

Në zyrë mbërriti një burrë i moshuar. Në duar mbante një vandak me letra.

– Nga ta fillojmë, – tha burri, – nga letrat apo nga historia?…

– Më pëlqen më shumë tregimi? – i thashë.

– Kohë lufte. Viti 1944. Tetori më të dalë. Jetonim në fshatin Shpërdhazë të Mirditës. Natë. Terr. Bie dera. Babai im, Gjon Shkurti, hapi derën. Dy gjermanë. Me shenja babai kuptoi se gjermanët kërkonin rrugën për në Shkodër. Babai kujtoi kanunin. I ftoi në shtëpi. Nuk pranuan. Mori një trastë, futi ujë, bukë dhe t?lyn. I përcolli deri në të dalë të fshatit. U tregoi rrugën?

U kthye. Ishte në merak për gjermanët. Në Mirditë ishte çeta partizane e Gjin Markut? Pas një ore u dëgjuan breshëri armësh. Doli babai. Në terr. Ishte thirrja e kanunit: ?Kush të troket në derë, bëhet mik i shtëpisë?? Në të dalë të fshatit gjeti gjermanët. Të vrarë. I mori në shtëpi. Diku në oborr hapi dy varre? Pas dy ditësh erdhën partizanët?

-Nuk e di, – tha babai. Rrezikoi jetën? Në vitet e diktaturës nuk na tregoi as historinë e as varret. Kur po i afronte vdekja na mblodhi. Na tregoi. Na la amanet: ?Gjermanët duhet t?i dërgoni në shtëpinë e tyre?? Dhe një ditë hapëm varret. Njoftuam ambasadën gjermane. Erdhën tre diplomatë. Na thanë: ?Do të bëjmë AND – në. ?Normale. Kaluan dy vjet. Na erdhi një përgjigje paçavure nga ambasada. Gjermania me demek. Nuk paska para. Sipas tyre do të shkojë dëm ai gjest human, unikal në botë i babait tonë.

Dhe tre vëllezërit kanë vite që presin dëmshpërblim. Kënaqen edhe me dy milion euro. Nuk rrinë duarlidhur. I kanë bërë letra ambasadës. Zonjës Mekel. Në kërkim të parave, thonë, do t?i drejtohen Gjykatës së Strasburgut?

Morali. Dy histori. Një në Mirditë, tjetra në Francë. Mund të lidhen? Varet nga këndvështrimi? Francezi, hollë – hollë, e fshehu çifuten për të bërë seks. Shqipua, hollë-hollë, i zhvarrosi gjermanët për t?u zhvatur para?

Lajmet e fundit nga